• |
ide | kryesore

Meta në Elbasan: Shqiptarët t’i shpallin luftë largimit nga vendi

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Elbasani marrëveshjen politike të 5 qershorit, duke thënë se ka ende kohë për reflektim mbi miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Nuk dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi. Kam ardhur vetëm për të vizituar Qendrën kaq të rëndësishme që funksionon kaq mirë dhe që duhet të jetë shembull në gjithë vendin. Qëndrimi im është për një bashkëjetesë qytetare tolerancë evropiane dhe sipas gjithë traditave që kemi dhe natyrisht sa i përket zgjedhjeve është një shqetësim i yni dhe BE. Të punojmë të gjithë në shërbim të kësaj bashkëjetese, ka kohë për të reflektuar për Shqipërinë Evropiane pavarësisht vështirësive që duhet të përballojmë. Elbasani ka qenë dhe do mbetet djepi i patriotizmit, atdhedashurisë, arsimit shqiptar, intelektualeve dhe do t’u ofrojë një të ardhmen të shkëlqyer të rinjve dhe gjithë qytetarëve dhe për këtë duhet kontributi i të gjithëve”, u shpreh Meta.

Ai e bëri këtë deklaratë nga qyteti i Elbasanit, ku ishte i ftuar Klerikët e Komitetit Ndërfetar të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, prej ku bërë thirrje që të gjithë shqiptarët duhet t’i shpallin luftë largimit të të rinjve dhe shqiptarëve nga vendi.

“Duhet të jenë të bashkuar dhe kjo kërkon forcimin e bashkëjetesës. Jam sot në Elbasan ku komunitetet janë shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit në interes të forcimit të bashkëjetesës, diversitetit dhe edukimit rinjve me ndjenjat patriotike, atdhetare dhe tolerancës pavarësisht besimeve. Unë dëshiroj të theksoj rëndësinë e madhe që ka përcimi i mesazheve nga të gjithë aktorët në vend në mënyrë që t’i japim më shumë qetësi dhe siguri vendit aq më tepër Elbasanit që ka pasur probleme me sigurinë për një të ardhme më të mirë në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë. Kjo është e vetmja mënyrë që ne të realizojmë ëndrrën e gjithë shqiptarëve, që Shqipëria të jetë si gjithë Evropa pikërisht duke arritur standardet Evropiane”, tha Presidenti.



6 Comments

  1. Shqiptaret i shpallin lufte largimit nga vendi kur te sekuestrohen te gjitha parate e vjedhura nga politikanet dhe te investohen ne ekonomi me rroga te larta dhe bonuse cdo 3 muaj. Deri atehere ti i bie patkoit, ai gozhdes ..

  2. Nuk ikin te gjith se nuk e leme krimin e zullumin ne mes te rruges se nuk ka kush e ben pastaj per ju aleancat e kellirave.

  3. Mua nuk me Largojne dot Nga Partia Demokratike, keta Bij Komunistash qe kan marre Peng PD e Fierit..
    Une, jam Juriste ne Profesion, dhe ne Bazohemi ne fakte, dhe jam e gatshme te perballem ne cdo lloj situate.
    Une jam dhe do te mbetem ky femija ne foto, qe do heqi dore nga PD asnje here”, nënvizon Zamira Mernica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *