• |
ide | kryesore

Ministrja e Jashtme suedeze: Rrugëtimi i Ramës në krye të OSBE ishte i vështirë

Lajme, Të fundit



Ministrja e jashtme e Suedisë, Ann Linde ka mbajtur një konferencë për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë.

Si pasuese e Ramës në kryesimin e OSBE, Ann Linde theksoi se kontakton vazhdimisht me kryeministrin shqiptar.

Edhe sot, u shpreh ajo, kanë diskutuar për problemet në Europë si Bjellorusia apokonflikti Azerbajxhan-Armeni.

Ministrha e Jashtme suedeze tha se rrugëtimi i Ramës në krye të OSBE ishte i vështirë prej pandemisë, por konstruktiv.

‘’Jam shumë mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë. Vlerësoj takimet me ju. Kam qenë pothuajse 1 vit më parë në Shqipëri, dhe kemi pasur një raport të mirë me njëri-tjetrin.

Ka shumë problematika që duhen zgjidhur për OSBE. Duke qenë se do jemi vendi kryesues, duhet të jemi të ndërgjegjësuar për problemet. Kemi diskutuar për Bjellorusinë, për të lehtësuar dialogun mes regjimit dhe opozitës. Duhet të lemë gjithmonë mundësi të hapura, kur ka mundësi për dialog.

Një tjetër problematike është në Nagorno- Karabakh. Shumë e shqetësuar për jetët e humbura. OSBE me rolin e saj të rëndësishëm, grupin e MINSK, Francën, SHBA, plotësisht mbështes përpjekjet e drejtuesve që po përpiqen të ndalojnë armiqësitë.

Sot kemi diskutuar edhe procesin e veçantë për sekretarin e OSBE, dhe kreun e institucionit. Do mbështetet tek meritat. Por duhet pasur parasysh balanca gjinore. Të kemi të gjitha përgatitjet gati për ministerialin në Tiranë në dhjetor.

Për kryeministrin Rama ka qenë periudhë shumë e vështirë prej COVID-19, por drejtim konstruktiv, do e vazhdojmë këtë rrugë, dhe do vijojmë punën.

Kur vjen puna tek integrimi europian, Suedia e mbështet plotësisht Shqipërinë për negociatat”, tha Linde.



4 Comments

  1. SI ste vjen turp qe i thua keto qofte dhe per hallit, sepse je ministre e nje shteti model per demokracine nderkohe qe po flet per nje neodiktator dhe rrugac me lidhje me mafien

  2. Edhe kjo e do dollarin edhe karin. Por per planetin Mars car u tha? Si po shkon demokracia ne mes te marsianeve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *