• |
ide | kryesore

“Mund tiu ndodhë e njëjta gjë”: Salah shpëton një të pastrehë nga bullizmi

-Instant, Sport



Në fushë e cilësojnë egoist, me dëshirën për të mbajtur topin e për të shënuar, por në jetën private Mohamed Salah është një njeri krejt tjetër. Ngjarjet që e përfshijnë, që nuk janë rrëfyer kurrë prej tij për shkak të një droje jashtë të zakonshmes, flasin për një djalosh që nuk e ka harruar kurrë nga vjen e sapo mundet bën dicka për ti përmirësuar jetën të tjerëve. E pas tashmë historisë legjendare të hajdutit të kapur duke vjedhur në shtëpinë e të atit, të cilit numri 11 i Liverpool i gjeti një punë duke i ndryshuar ekzistencën, mësohet një tjetër episod i vecantë.

E ka treguar për The Sun David Craig, një i pastrehë 50 vjecar që kishte probleme me disa djem. Të paktën deri kur mbërriti superheroi i tij: Mo Salah. Videokamerat e sigurisë të një stacioni shërbimi në Anfield kanë filmuar një skenë që nuk e sheh cdo ditë. “Salah vuri re që ishin disa djem që po më bezdisnin. Më tallnin, më pyesnin përse rrija aty të lypja e më thoshin të gjeja një punë. Ai i dëgjoi e i tha atyre ‘mund tiu ndodhë ju e njëjta gjë pas ndonjë viti’. E kuptova që nuk kisha halucinacione vetëm kur Salah u afrua dhe më dha 100 stërlina. Një legjendë e vërtetë”.

Craig i ka shpjeguar The Sun se është 50 vjec e prej rreth 6 viteve i kalon ditët në anët e Anfield pas kontradiktave me familjen e tij. E me shumë mundësi nuk e kishte pritur kurrë që një nga lojtarët më të famshëm të planetit mund të ndërhynte për ta ndihmuar, duke qenë se në situata të ngjashme në të shkuarën të paktë ishin ata që e kanë bërë. Por Salah…nuk është një i cfarëdoshëm. “Isha më shumë se i lumtur. Momo është i jashtzakonshëm aq sa në fushë kur luan për Liverpool. Unë jam një tifoz i tij por tani në sytë e mi është një hero edhe në jetën reale. E dua kaq shumë ta falenderoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *