• |
ide | kryesore

Panenka, shpikësi i penalltisë “së lugët” në gjendje të rëndë nga Covid

-Instant, Sport, Video



Një vrapim i gjatë e i sigurtë. Pastaj një hap i vogël, një pak më i shkurtër. Topi goditet nga poshtë e ngrihet ngadalë, sikur të lëvizë mbi një formë të lugët. Portieri gjerman Sepp Maier hidhet në njërën anë, ndërsa sfera përfundon në rrjetë. Në 1976 ajo penallti e shpall Cekosllovakinë kampione e Europës dhe shpikësi i saj ishte Antonin Panenka, legjenda e futbollit cek.

Kohët e lavdisë kanë kaluar e ish-mesfushori është tashmë në gjendje të rëndë për shkak të infektimit me koronavirus. Aktualisht ndodhet në terapi intensive në një spital në Pragë. Lajmin e ka bërë të ditur klubi në të cilin është president nderi, Bohemians. Panenka do të mbushë 72 vjec në dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *