• |
ide | kryesore

PD: Edi Rama, sa herë kapet mat me premtimet e pambajtura, krizën e thellë ekonomike apo si shkaktar i largimit të rinisë, nxjerr vemjen e bashkisë të mashtrojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi të mërkurën deklaroi se kryeministri Rama nuk jep dot më llogari për premtimet e pambajtura, prandaj nxjerr kreun e Bashkisë Tiranë që vetëm mashtron.

“Sa herë Edi Rama nuk jep dot llogari për premtimet e pambajtura, për krizën ekonomike ku e ka zhytur vendin, për mijëra të rinj që largohen çdo ditë, ai nxjerr vemjen e bashkisë që vetëm mashtron”, tha Këlliçi.

Përmes një deklarate për mediat, Këlliçi bën me dije se sado të përpiqet të mashtrojë, Rama nuk e fsheh dot të vërtetën e hidhur të mijëra studentëve që duhet të paguajnë tarifat e rritura, ndërkohë që të ardhurat u kanë rënë në minimum, të prindërve që akoma nuk kanë blerë dot libra për fëmijët e tyre, që nuk blejnë dot masaka e dezinfektant.

Sipas tij, gënjeshtrat e përditshme të Ramës dhe veglave të tij nuk e fshehin dot të vërtetën e mijëra bizneseve që po mbyllen çdo ditë.

“Sikur Rama të punonte me të njëjtin zell që gënjen, Shqipëria nuk do të ishte duke u zbrazur çdo ditë”, thekson Këlliçi.



1 Comment

  1. I vetmi kontestim qe Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili.

    Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi zevendes kryeministrin e Partise Demokratike.

    Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se drejtes kushtetuese.

    Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash.

    Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *