• |
ide | kryesore

Plas keq në LDK/ Vjosa Osmani e bën për ujë të ftohtë Isa Mustafën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

“Shërbëtor i bandave mafioze, madje recidivist në përluljen para tyre”, “mashtrues pa pikë njerzillëku, tregtar parimesh, dredharak që ndryshon qëndrimet sa hap e mbyll sytë”. Ish kandidatja e LDK-së për kryeministre dhe sot kreparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka lënë gjë pa thënë kundër Isa Mustafës. Shkak për këtë përplasje me njeriun që prishi qeverinë e dalë nga zgjedhjet duke përmbysur vullnetin e votuesve, duke mohur se do të bashkëpunonte me ata që i quante kapës së shtetit, duke u përbetuar se nuk do ta pranonte mini shengenin dhe asocacionin e komunave serbe është bërë njëvjetori i garës elektorale të 6 tetorit 2019, e cila çoi në qeverisje dy partitë opozitare LDK-në të dytën pas Vetëvendosjes.


Isa Mustafa i cili është fiksuar në memorie si fantazma që çapitej me bastun në dorë për të komplotuar bashkë me presidentin Hashim Thaçi për rrëzimin e qeverisë në kohë pandemi e ka shfrytëzuar këtë një vjetor për të goditur Vjosa Osmanin. Ai e ka akuzuar prijësen e listës se ajo qe arsyeja se pse nuk dolën të parët më 6 tetor të 2019-s.


“LDK-ja e ka kandiduar znj. Osmani për kryeministre në zgjedhjet e kaluara. Për kryeministre të LDK-së, jo të Vetëvendosjes, sepse VV-ja e ka pasur kandidatin e saj. Kur kemi hyrë në fushatë, LDK-ja, në bazë të matjeve të opinionit, ka qenë 6 për qind para VV-së. Kemi përfunduar pas VV-së, sepse fushata është zhvilluar duke e kopjuar VV-në. Qytetarët përkrahën origjinalin e kësaj politike, Albinin, jo kopjen, Vjosën. Qytetarët nuk votuan që LDK-ja të bëhet Vetëvendosje”, ka thënë kryetari i LDK-së për gazeta Express.

Kaq është dashur që gjithë mëria e Vjosa Osmanit, e cila filloi me prishjen e koalicionit e vazhdoi me përjashtimin e saj nga forumet drejtuese të partisë duke e shtyrë drejt krijimit të një force të re politike të shpërthejë pa doreza.

“Unë, lëre që e pata guximin, por i solla LDK-së rezultatin më të mirë në 15 vitet e fundit. Recidivisti, në peak-un e fushatës zgjedhore, dilte në intervista duke thënë që nuk është penduar që e ka zgjedhur Thaçin President, duke rrënuar çdo kala, të cilën unë me kolegë e ndërtonim në çdo lagje e çdo fshat duke rikthyer besimin për LDK-në të shkelur rrënjësisht nga Mustafa & Co”.

Në këtë shkrim të gjatë, Osmani për herë të parë ka thënë se ajo është kandiduar nga LDK-ja për të vetmen arsye sepse të gjithë të tjerët janë frikësuar që të garojnë me Albin Kurtin.

“Gjithçka mund të gjesh tek Isa janë mashtrimi, ndryshimi i qëndrimeve sa hap e mbyllë sytë, tregtia me parimet etj, por nuk mund të gjesh asnjë pikë njerëzillëku”, ka shkruar Osmani në profilin e saj.

Ish-nënkryetarja e LDK’së ka thënë se i ka besuar Mustafës në vitin 2019, kur sipas saj, ai kishte thënë se bashkë do t’i largojnë “bandat mafioze nga pushteti”

“I kam besuar, siç i beson dikush prindit të vet, si në vitin 2014, poashtu më 2019, kur më premtonte çdo ditë se nuk do ta braktisë rrugën që e nisëm bashkë dhe ata të cilët vet Mustafa i cilësonte “banda mafioze”, do t’i largojmë nga udhëheqja e shtetit”, ka shtuar ajo.

Por sipas saj Mustafa është bërë shërbetor i ‘bandave mafioze’.

“Lëre që e braktisi këtë rrugë, por tani po dëshmohet si shërbëtori më i denjë i po këtyre kastave që vet i cilësonte “banda mafioze”. Madje si recidivist…E tash, edhe duke tentuar të fitojë pikë te këto “banda mafioze”, duke më sulmuar mua”, ka theksuar kryekuvendarja.

Në fakt të gjitha pretendimet çalamane të Isa Mustafës janë të pabesueshme. Ai jo vetëm i përmbysi të gjitha premtimet e partisë së tij në fushatë se do luftonte me kapsit e shtetit, jo vetëm u bë pjesë e një konspiracioni që shkatërroi legjitimitetin e zgjedhjeve, por nuk mund të ketë kurrë gojë të akuzojë Osmanin se e dobësoi LDK-në. Kur ai i priu listës së kësaj partie në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, personalisht ai morri 55 mijë vota më pak sesa Vjosa Osmani në 2019. Prandaj atij tani i ka mbetur shpresa vetëm tek mbështetja tek kasta e vjetër për të penguar njerëzit që votohen realisht nga zgjedhësit.

©Lapsi.al

13 Comments

  1. ALBIN KURTI KRYEMINISTER,DITMIR BUSHATI PRESIDENT I KOSOVES,VJOSA OSMANI KRYETARE E PARLAMENTIT ... thotë:

    BRAVO VJOSA, SA KA DALLIM VJOSA OSMANI NGA ELISA SPIROKALI HAHA HAHA,ELISA MBIJETON NE POLITIKE DUKE VJEDHUR TE DOGANA DHE DUKE I BERE GOJERE EDI RAMEN NE ZYRA

  2. Pertej llollove pyetja eshte legjitime. Ku ndryshon Besa nga Albini ideologjikisht? Ne fakt, ku ndryshon Besa nga politikanet e tjere ideologjikisht? E njohim si nje zonje te diplomuar ne Pitsburg( super universitet) te cilen drejtuesit e partise menduan se per ndonje arsye do ishte mire ta udhehiqte listen. Po cila ishte kjo arsye? Cfare ideje perfaqeson Vjosa Osmani?

  3. LDK e Rugovës është një parti e djathtë e modelit të moderuar europian.
    Nëse z.Mustafa si lider i saj, i paska këto faje me të cilat e ngarkon kjo vajza e re, që fillimisht ju bashkua kësaj partie, do të bënte mirë nëse ka bindje të djathta, të konkuronte me këtë “të korruptuar” për ta sanuar partinë e jo të priste lidhjet me te, për të shkuar në një parti të Albinit, që është e deklaruar si e majtë.
    Nuk jam nga ata që mohojnë mendimin ndryshe të së majtës, sepse tek e fundit pluralizmi demokratik ekziston në përballjen midis këtyre dy ideollogjive, të majta e të djathta, ama sejcili vend ka historinë e tij të sistemeve politike. “Patriotizmi socialist” i enverizmit e degjeneroi Shqipërinë në një sistem diktatorial kriminal, kurse “patriotizmi nacionalist” , solli si produkt krijimin e shtetit të pamvarur demokratik me aspiratë bashkimin e gjithë kombit

  4. Ne Kosove ma e duksheme se ne Shqiperi nuk ka parime politike e moral politik kjo eshte e pranishme deri ne bezdisje. Koha tregoi se ish komunistet e Tiranes e Beogradit jane kaq te pa fytyre e pa moral sa se kane per gje qe te ngrysen komunista, ne mengjez jane djathtista e antikomunista, ne dreke populista, e mbasdite numrojme paret qe kane vjedhur. Jam plotesisht ne nje mendje me Znj. Osmani qe Mustafa se bashku me koleget e tjere ne Kosove e Shqiperi jane thjet pragmatista pa pik morali e bindje politike. Sa ti kemi keto hajer ne si shqiptar nuk do bejme.

  5. I vetmi kontestim qe Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili.

    Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi zevendes kryeministrin e Partise Demokratike.

    Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se drejtes kushtetuese.

    Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash.

    Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .

  6. Nje gje nuk sqaron Vjosa, ajo donte te fitonte LDK apo te ishte ne qeverisje me Vv? Mekati i Mustafes qe rreshtimi pro-amerikan ne “konspiracionin” kunder Kurtit. Ky i fundit konsumoi 6 muaj e kusur per te bere qeverine. Po konspiracioni qe i dha Kurtit qeverine, ka ndonje koment Vjosa? Po si sju vjen turp xhanem, mendoni se duke bere lojrat sa me amerikanet sa me gjermanet, jeni te mire ose te keq. Si ne Kosove dhe Shqiperi e gjetke. Keni ngelur po njesoj, si ne 40-en. Kakarisni me gjuhen e flamurit qe u mbeshtet. Jo me ate te shqiptareve.

  7. as dreqit vete si hyn vjosa me ne pun. madje asnje prej cfar ka aty. e njejta gje dhe ketej… m…t gjithandej.. o qelb dynjaja keq .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu