• |
ide | kryesore

Ronaldo e Dybala “thyejnë” izolimin për të shkuar në kombëtare: njoftohet Prokuroria

-Instant, Sport



Respektimi i izolimit po bëhet cështje tashmë tek Juventus. Asl i Torinos, në fakt, do ti sinjalizojë Prokurorisë futbollistët bardhezinj që, për agjensinë sanitare, kanë thyer izolimin për të shkuar në grumbullimin e kombëtareve të tyre. “Ka qenë e njëjta shoqëri që na ka sinjalizuar se disa lojtarë ishin larguar nga vendi i izolimit e prë këtë do të njoftojmë autoritetet kompetente, dmth Prokurorinë, pëer atë që ka ndodhur. Juventus ka qenë ekzemplar. Tani detyra jonë është ti transmetojmë emrat e atyre që kanë ndërprerë izolimin. Ndoshta dikush duhet të paguajë ndonjë gjobë”, ka shpjeguar Roberto Testi, drejtori i Departamentit të Parandalimit të Asl Torino.

Janë larguar nga J Hotel, pa autorizimin e Asl, për të shkuar me kombëtaret e tyre Bentancur, Cuadrado, Danilo, Dybala e Ronaldo, por edhe Buffon e Demiral, që janë kthyer në shtëpi.

Juventus është në izolim parandalues që nga e shtuna, kur kanë rezultuar pozitivë dy persona jashtë skuadrës. Të hënën klubi kishte njoftuar Asl për vendimin e të teseruarve të tij, përgjegjësia e të cilëve, menjëherë sapo dalin nga grumbullimi, bëhet individuale. Rrezikojnë një gjobë 400 euro. Për të gjithë lojtarët e tjerë, vazhdon izolimi në J Hotel.

Ka nga ata që edhe pse është grumbulluar në kombëtare, janë duke pritur kontrollet e parashikuara nga protokolli. Shembulli është Adrien Rabiot: nëse dy tamponet rezultojnë negativë, në përfundim të 5 ditëve të izolimit, që do të thotë nesër, mund të bashkohet me Francën. E njëjta vlen edhe për Bonucci e Chiellini, që i prêt Italia e Giacomo Vrioni që duhet të mbërrijë në Shqipëri, për tu vënë nën urdhërat e Rejas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *