• |
ide | kryesore

Serbia i kundërpërgjigjet Shqipërisë me notë proteste

Lajme, Të fundit



Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçkan për t’i dorëzuar një notë proteste lidhur me deklaratat e bëra gjatë takimit të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë, për heqjen e kufirit mes këtyre dy të fundit.

“Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe.

Aty thuhet se nota e protestës potencon përpjekjet e përditshme të bëra nga zyrtarët e lartë serbë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe politike, dhe të tjera, me të gjitha vendet fqinje, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për të cilat nuk kanë pajtim, dhe në këtë frymë, presin nga zyrtarët e lartë të Shqipërisë që në të ardhmen të përmbahen nga deklaratat që prishin raportet dypalëshe midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë janë përshkallëzuar së fundmi. Veprimi i Ministrisë së Jashtme serbe pason atë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, e cila të martën e ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë proteste, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin.



6 Comments

  1. Jane lojrat e Edvin Rames per te dale mire para publikut si patriot e trim !!!!
    Me siguri eshte koordinuar me Vellain e tij,Vuçiç !
    Nuk eshte lajm,por loje politike,per fushate elektorale,do futet edhe Erdogan !!!!?!?
    Patriot Edvin Kristaq Rama…,hahahahahahhahahahahahhaahah

  2. Keta palloshat jane aktore amatore por ky i gjati ine eshte gomar me patente psiqiatrie.

  3. DUSHAN MUGOSHA ME ENVER HOXHEN QE VRAN VETEM NE TIVAR 4000-5000 SHQIPTARE NA BEJNE LOJRA NE GOTE TE UIJT FORTUN KOTI MASKARENJE PER LOJRA TE PISTA DHE ENVERI I THOSHTE TITOS MOS LUAJ ME ZJARRIN POPULLI KUJTONTE SE ESHETE E VERTET .JU JENI PARTNERET E NJERI TJETRIT PER CDO GJI E TE GJITHE PUNET GRASH E BUSRRSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *