• |
ide | kryesore

Shkarkohet drejtori i AKU Robert Lili, kush e zëvendëson (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili është shkarkuar nga detyra.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, me vendim të Këshillit të Ministrave, drejtor i këtij institucioni është emëruar Bledar Skënderi.

NJOFTIMI 

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, z. Robert Lili.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi e falënderon për kontributin e deritanishëm dhe punën e lavdërueshme të bërë në drejtimin e AKU-së, procesin e nisur të reformimit dhe shndërrimit të AKU-së në një njësi inteligjente. Z.Lili do të vijojë angazhimin profesional brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Po sot, me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar drejtori i ri i këtij institucioni, z.Bledar Skënderi. Shprehim besimin se ai do të punojë me përkushtim dhe do të çojë përpara procesin e ristrukturimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i nisur nga paraardhësi i tij, si dhe do të adresojë si duhet të gjitha sfidat dhe problematikat që lidhen me sigurinë ushqimore në vend.



2 Comments

  1. Mos kini merak kishte shku ne min e bujqesise keshilltar i ministri
    O popull shqiptar thirrni mendjes nuk cahet ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *