• |
ide | kryesore

Ukraina mbetet pa portierë: Shevchenko grumbullon përgatitësin 45 vjeçar Shovkovskiy

-Instant, Sport



Kohë të komplikuara për Andriy Shevchenkon si trajner i kombëtares së Ukrainës. Kombëtarja e tij do të jetë e impenjuar në Paris kundër Francës për një miqësore, por seleksioni verdheblu nuk ka në dispozicion asnjë nga tre portierët të infektuar me Covid-19: Pyatov, Lunin e Pankiv. Shevchenko është detyruar të bëjë kështu një zgjedhje dhe e bëri duke futur në listën e të grumbulluarve trajnerin e portierëve, numrin 1 legjendar të Dinamo Kiev Oleksander Shovkovskiy, që u tërhoq në futbolli në 2016.

Një zgjedhje e guximshme dhe e cuditshme por e lejuar nga rregullorja që thotë: “UEFA lejon të regjistrohet kushdo ka nënshtetësinë e vendit që përfaqëson, edhe pse nuk luan për asnjë klub. Për këtë stafi teknik ka vendosur të regjistrojë për ndeshjen kundër Francës zëvendëstrajnerin e ish-portierin Oleksandr Shovkovsky”.

45 vjecari, që të gjithë e kujtojnë në Champions League e jo vetëm, me fanellën e Dinamo Kiev, u tërhoq nga futbolli i luajtur në 2016 e për një natë do të kthehet të veshë dorezat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *