• |
ide | kryesore

Varhelyi në parlamentin shqiptar: E ardhmja e gjithë rajonit është në BE

Lajme, Të fundit



Nga foltorja e parlamentit, Komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi iu është drejtuar të gjithë shqiptarëve me një mesazh, menjëherë pas mbërritjes në Tiranë. Varhelyi premtoi se Komisioni Europian do qëndrojë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se do të punojë fort që vendet e rajonit të jenë shtete anëtare të BE-së.

“Më vutë në një pozitë të vështirë së pari sepse më dhatë një vend ku besoj se duhet të ulen monarkët dhe unë nuk jam i tillë. Është nder. Dëshiroj që të përçoj një mesazh të qartë që do ta sjellim këto ditë në Ballkanin Perëndimor. Ne do ju qëndrojmë pranë, jemi me ju e do jemi me ju, do punojmë fort që të jeni shtete anëtare të BE. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për këtë komision. Që prej ditës së parë që filluam punë kemi qenë të angazhuar për të sjellë rezultatet. E ardhmja e gjithë rajonit është në BE dhe interesi jonë strategjik t’ju sjellim më afër. Sa i përket dy objektivave të para ne kemi marrë disa masa të rëndësishme”, tha Varhelyi.



2 Comments

  1. Mua nuk me Largojne dot Nga Partia Demokratike, keta Bij Komunistash qe kan marre Peng PD e Fierit..
    Une, jam Juriste ne Profesion, dhe ne Bazohemi ne fakte, dhe jam e gatshme te perballem ne cdo lloj situate.
    Une jam dhe do te mbetem ky femija ne foto, qe do heqi dore nga PD asnje here”, nënvizon Zamira Mernica.E ndigjuat o shpellkaret e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *