• |
ide | kryesore

Vendimi për Juve-Napoli, me dy hipoteza: jo 3-0 në tavolinë e -1 pikë në renditje për të kaltrit

-Instant, Sport



Vendimi i Gjykatësit Sportiv mbi cështjen e mungesës së zhvillimit të sfidës mes Juventus e Napoli është ende pezull e pritet për në fundjavë, por ndërkohë mendohet për hipotezat. Ajo më e mundshmja është 3-0 në tavolinë për bardhezinjtë, por duke parë që ishte Asl Napoli 1 që ndaloi të kaltrit të organizonin transfertën në Torino, sipas asaj që shkruan Tuttosport, për të mos marrë një vendim që do të rrëzonte autoritetin sanitar lokal mund të vlerësohet edhe një kompromis: nuk ka 3-0 në tavolinë por një pikë penalizim për Napolin.

Objektivi i FIGC, në rastin e hipotezës që pretendon e përditshmja torineze, do të ishte shpëtimi i vlefshmërisë së protokollit të studiuar për të lejuar zhvillimin e rregullt të kampionatit e në të njëjtën kohë do të ishte një mesazh që Qeveria e ka për të gjithë në lidhje me Covid-19: nuk mund të dilet kundër Asl (që kishte bllokuar transfertën duke pretenduar se dy rastet pozitive të Zielinski e Elmas mund të ishin nisja e një vatre si tek Genoa).

Cilido vendim të merret, sidoqoftë, nuk do ta bëjë të lumtur Napolin, që përmes avokatit të tij ka bërë të ditur se do anikomojë, duke ‘kërcënuar’ edhe përdorimin e drejtësisë civile që do të vinte në rrezik zhvillimin e rregullt të turneut:

KUR MUND TË RIKUPEROHET?
Me kalendarin e dy skuadrave për momentin të ngjeshur me kompeticionet europiane, data e parë e mundshme do të ishte ajo e 13 janarit, që është parashikuar fillimisht për zhvillimin e Superkupës italiane që do të shohë të impenjuara pikërisht Juventus e Napoli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *