• |
ide | kryesore

Video/ “Po e bëre më, ti thyej turinjtë”: Maxi Lopez tregon çfarë i tha Ibrahimovic për një top të gabuar

-Instant, Sport, Video



Një intervistë interesante ajo e dhënë nga Maxi Lopez për Tyc Sports. Sulmuesi argjentinas aktualisht tek Sambenedettese ka rrëfyer një episod të vecantë përjetuar në kohët e Milan me Zlatan Ibrahimovic që konfirmon personalitetin e ashpër të suedezit e mënyrat e tij të forta.

“Më kujtohet një herë. Duhet të luanim kundër Parmës në Tardini”, ka thënë Maxi Lopez. “Më vjen një top. E stopova, u ktheva menjëherë e futa topin në zonë për Ibrahimovic. Ai nuk lëvizi, fillimisht as nuk u kthye e vazhdonte të shihte ku përfundoi topi. Pastaj papritur u kthye e po më bërtiste. O Zot i madh sa gjëra tha. E donte topin ndër këmbë. Unë iu përgjigja se sipas meje ishte një top i mirë që do ta nxirrte para portës. Por hiç…”.

Rrëfimi i Maxi Lopez vazhdoi: “U kthyem në dhomat e zhveshjes në fund të ndeshjes. Mendova se do më thoshte ndonjë gjë, por nuk u afrua. Kaloi një ditë, e hënë, e martë, e të mërkurën duhet të luanim në Champions. Mu afrua e më tha: “Më pëlqen karakteri i argjentinasve. Thoni mendimin tuaj e keni karakterin tuaj, jo si brazilianët. Por herën tjetër që do e bësh kështu ti thyej turinjtë”, ka zbuluar sulmuesi duke kujtuar me buzëqeshje atë moment.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *