• |
ide | kryesore

Alarmi nga Gjermania/ Koronavirusi mund të dalë jashtë kontrollit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyrtari më i lartë i kontrollit të epidemisë në Gjermani paralajmëroi se Gjermania mund të përjetojë deri në 10000 raste të reja infektimesh në ditë, nëse njerëzit nuk ndjekin rregullat e higjienës dhe të distancimit social.

“Është e mundur që përhapja e virusit të dalë jashtë kontrollit,” u tha gazetarëve në Berlin Lothar Wieler, drejtori i Institutit Robert Koch.

“Nuk e dimë si do të zhvillohet situata në Gjermani në javët e ardhshme. E mundur është që të përjetojmë 10000 raste të reja në ditë,” tha ai.

Njoftimi i tij erdhi pas një rritjeje rastesh të reja. Gjermania regjistroi më shumë se 4000 infektime me koronavirus në një periudhë 24-orëshe – duke shënuar shifrat më të larta të regjistruara që nga kulmi i pandemisë në pranverë.

Shifrat e publikuara të enjten nga Instituti Robert Koch flasin për 4058 infektime të reja të konfirmuara – një ndryshim prej më shumë se 1200 rastesh krahasuar me 2828 raste të mërkurën.

“Shifrat flasim për një ndryshim shqetësues,” tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në Berlin. “Thuajse asnjë vend tjetër në Evropë nuk e ka menaxhuar krizën kaq mirë deri tani. Por ne nuk duhet të vëmë në lojë atë që kemi arritur.”

Autoritetet e shëndetësisë nuk kishin regjistruar një numër kaq të madh të rasteve ditore që nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit, kur Gjermania regjistronte shpesh më shumë se 6000 raste të reja në ditë. Infektimet filluan të rriten përsëri në korrik – një rritje që u lidh me njerëzit që u kthyen nga pushimet verore.

‘Paradoksi i vetëkënaqësisë’

Ëieleri gjithashtu kërkoi nga njerëzit që të ndjekin nga afër rregulloret dhe masat e përcaktuara për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Situata aktuale më shqetëson shumë … Ju kërkoj t’u përmbaheni rregullave,” tha ai, duke shtuar se vetëm 8% të rasteve të infektimeve në Gjermani ishin importuar nga kontinente të tjera.

Wieler e përshkroi “paradoksin e parandalimit”: që vetëkënaqësia ishte rritur pikërisht, sepse masat e marra nga autoritetet dhe publiku që nga marsi kishin çuar në një shkallë relativisht të ulët të vdekjeve.

Të mërkurën, shumica e 16 landeve federale të Gjermanisë ranë dakord të vendosin një ndalim ndaj njerëzve që vijnë nga zona me numër në rritje të infektimeve, që ato të mos lejohet të qëndrojnë në hotele apo diku tjetër. Sidoqoftë, njerëzit nga rajone të përcaktuara si zona me rrezik, ose zona në rrezik për t’u bërë pika të nxehta, mund të vazhdojnë të udhëtojnë.

‘Autoritetet e shëndetësisë mund të mbingarkohen’

Masa erdhi ndërsa zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha se rritja e rasteve nuk mund të lidhet më me një “ngjarje të vetme shpërthimi” dhe paralajmëroi që autoritetet shëndetësore që përpiqen të gjurmojnë infektimet mund të mbingarkohen.

Autoritetet e shëndetësisë gjithashtu i përsëritën thirrjet për të kufizuar udhëtimet e panevojshme.

Ndërkohë, Berlini, i njohur për jetën e tij aktive të natës, do të vendosë ndalim të aktiviteve natën në kryeqytet.

Të paktën 310.144 vetë në Gjermani janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, dhe mbi 9500 vetë kanë vdekur. /DW



5 Comments

  1. Ra keshtu edhe miti i Germanise qe deri me tani mburej e merej si shembull per kujdesin, seriozitetin dhe efikasitetin ne menaxhimin e epidemise.
    Fakt eshte qe mjeket dhe gjoja shkencetaret, nuk dine absolutisht asgje, megjitheate askush nuk e pranon por bejne gare kush te duket me i ditur se tjetri.
    Le te perdorin tani Mercedeset e BMW-te per te luftuar virusin.

    1. Or gomere, vetem gjera negative nxirrni nga goja. Po ku ka rrene gjermania akoma or teveqel? Gjermania po e menaxhon me mire se cdo vend tjeter ne Evrope. Sepse eshte teper vigjilente prandaj ngre alarmin para se te perkeqesohet, ju flisni percart sikur jeni ekspertet e bithes. Ju nuk lani dot bythen dhe topat tuaja, komentoni per Gjermanine. Sa tuafe ka ky vend…aman… mire ja u bejne Rama & co ju shkelin e pershkelin miliona here dhe ju hedhin qyret. U be muaj qe Rama nuk thote asgje per Covid-in…si do kaloni kete dimer??

  2. Ti qe i thua “teveqel” atyre qe nuk mendojne si ti apo si disa te telekomanduar te tjere si ty, je nje frymor qe fare pak dallon nga bota e kafsheve. Ti merr fryme, ha, pi e leviz, por nuk mendon se nuk ke nevoje. Me ndimet e tua te vijne te gatshme, mjafton ti perseritesh.
    Se pari mos ofendo!
    Se dyti, ku i sheh ti sukseset e Gjermanise krahasuar me vendet e tjera ne raport me popullsine, nivelin e zhvillimit ekonomik etj? Lexo pak statistikat dhe do te habitesh edhe vete. Te mos flasim pastaj per kriteret e percaktimit te fataliteteve ku Gjermania raporton vetem ata qe vdesin per arresye te Covid e te tjeret (perfshi Italine, Spanjen por edhe Shqiperine) raportojne te gjithe ata qe vdesin dhe kane Covid, pavaresisht ne se shkaku i vdekjes nuk eshte specifikisht Covid.
    E verteta qe nuk mund te fshihet eshte se gjithe keto “masa” qe meren bazohen mbi supozime dhe bindje te disa njerezve, shpesh here edhe pa lidhje me mjekesine. Shume prej tyre te ndryshme ne vende te ndryshme e shpesh here qesharake. Psh, ma shpjego pak logjiken e ndalimit te qarkullimit e mbylljen e barev pas nje ore te caktuar? Ka nje orar kur mund te infektohesh?
    Ty te rrofte Partia dhe te keshilloj te kujdesesh shume per shendetin, pasi mendja te ka lene me kohe.

    1. O teveqeli, te dogji or i mjere. Po ta kthej pergjigjen atehere. Mendja te ka lene ty or i zi, qe kur thua se masat jane shpesh here qesharake. Me siguri je nga ata qe dalin pa maska, nuk lani duart kurre, edhe kur beni shurren dhe dergjeni neper kafe bythe me bythe me njeri tjetrin. Te zente Covid ty mire, por mire e mire, e pastaj po te jesh gjalle hajde ketu prape a me le nje ese tjeter te gjate, ose trefishin e kesaj me siper. Me krahaso edhe simptomat tende dhe statistikat me ato te Gjermanise, dhe flasim prape. te te rroje Partia jote, sepse timja nuk ekziston. Nuk kam Parti. Tu shofte fara, qe cdo gje e matni me parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *