• |
ide | kryesore

Analiza e Bullgarisë/ Përse BE po mbështet vendin e saj më të korruptuar

Kryesore



E ndikuar nga shembja e Bllokut Lindor, Partia Komuniste hoqi dorë nga monopoli i saj politik dhe Bullgaria hyri në një tranzicion drejt një demokracie parlamentare. Pas shumë vite reformash, ajo u bashkua me Bashkimin Evropian në 2007, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme rreth korrupsionit të qeverisë. Pak ka ndryshuar nga koha kur Bullgaria ishte një vend komunist, e për ta kuptuar këtë mjafton një shfletim i gazetave kryesore në vend. Komploti dhe paranoja janë po aty, vetëm se kësaj radhe mbështeten nga miliarda lekë fondet të BE-së. Për sa kohë që popullsia ka një frymë pozitive proeuropiane, askush nuk kujtohet për gjendjen e vendit.

Sipas organizatës Transparenca Ndërkombëtare, Bullgaria dyshohet se ka nivelin më të lartë të korrupsionit në BE. Vetëm pas publikmit të fotove të kryeministrit aktual, Bojko Borisov, në dhomën e tij të gjumit me një pistoletë dhe pako me 500 € kartëmonedha në sirtarin e tij arriti që ky vend të marrë pak vëmendje ndërkombëtare. Kryeministri u përpoq t’i hiqte qafe  fotot dhe regjistrimet e bisedave të tij telefonike, plot fyerje dhe komplote, duke argumentuar se të gjithë duhet ta kuptojnë se kryeministri i anëtarit më të korruptuar të BE-së duhet të flejë me armë.

Vendi zjen nga korrupsioni dhe protestat antiqeveritare. Në fokus të protestave të vazhdueshme janë lidhjet që kryeministri Borisov ka me dy figura të rëndësishme: Ahmed Dogan, i cili dikur drejtonte partinë etnike turke të Bullgarisë dhe Delyan Peevski, i cili kontrollon shumicën e gazetave. Protestat shpërthyen muajin e kaluar pasi u zbulua që shërbimet e sigurisë qeveritare kishin mbrojtur kompleksin luksoz të Doganit të Detit të Zi, duke ndaluar hyrjen në plazhin publik afër kompleksit. Hristo Ivanov, një ish-ministër i drejtësisë, që tani kryeson partinë anti-korrupsion ‘Po’, dërgoi një gomone në plazh. Ai filmoi gjithë skandalindhe më pas e publikoi në rrjetet sociale, duke shkaktuar një reagim të madhte bullgarët. Pyetja kryesore që të gjithë bënë ishte pse po lejonte Borisov që paratë e taksapaguesve të përdoreshin për të siguruar kompleksin e një miliarderi privat?

Megjithatë duket se Borisov ka gjetur një aleat europian në Partinë Popullore Europiane, grupimin më të madh në Parlamentin Europian. Manfred Ëeber, udhëheqësi i grupit të PPE-së, lëshoi ​​një deklaratë në mbështetje të ‘luftës kundër korrupsionit’ të qeverisë bullgare. Borisov arriti të sigurojë një paketë prej 29 miliardë eurosh nga BE. Megjithatë protestat vazhdojnë, qytetarët bullgarë janë mbledhur jashtë parlamentit e bërtasin “Mafia”, ndërsa në duar mbajnë pankartat: “BE, a mos je e verbër?”.

Përgjigja më e mundshme është se BE sheh atë që dëshiron të shohë. Borisov pozicionohet si i vetmi udhëheqës që mund ta mbajë Bullgarinë në një trajektore pro-BE-së dhe kjo duket se është e mjaftueshme për Brukselin. Një burim pranë Sofjes që ka lidhje me BE-në thotë se Borisov shihet si një urë drejt Turqisë: “Dihet në Bruksel se nëse Merkel dëshiron të shkojë te Erdogan, ajo mund të kalojë përmes Borisov-it”. E për sa kohë që Borisov të vazhdojë të thotë po, BE do të vijojë ta mbushë me para.

Megjithatë, kjo duket të jetë një strategji afatshkurtër. Bullgarët janë duke hetuar se kush nga partia e Borisovit, mund të jetë kundër interesave të Europës. Ata e bëjnë këtë duke marrë shkas nga fakti se planet europiane për të ndërtuar një tubacion që do të dobësonte mbështetjen e Bullgarisë ndaj Rusisë, janë ndaluar vazhdimisht nga shteti bullgar. Ka zëra që në këtë vendim mund të ketë ndërhyrë edhe të infiltruarit rusë, brenda vendit.

Julian Popov, ish-ministër i mjedisit, tha se vendi i tij përfaqëson një zgjidhje të lehtë strategjike për Moskën pasi Europa Juglindore është mënyra më e lirë për Rusinë për të destabilizuar BE. Për 30 vitet e fundit ka pasur një vakum, kështu që është shumë e lehtë për forcat e korruptuara të ndikojnë në gjëra.

Borisov është nën presion për të dhënë dorëheqjen, por nuk është aspak e sigurt që ai do ta bëjë këtë. Pavarësisht se kush përfundon në krye, thotë Popov, ‘BE duhet të ndërmarrë një ekzaminim shumë më të plotë të korrupsionit strategjik. Borisov është vazhdimisht nën presion për të dhënë dorëheqjen, megjithëse është pothuajse e sigurt që ai nuk do ta bëjë këtë. Pavarësisht se kush përfundon në krye, Popov thotë se BE duhet të kryejë një ekzaminim më të plotë të korrupsionit. BE duhet të hetojë se kush po i merr kontratat dhe sa kompetente është infrastruktura që po e implementon ndihmën që BE jep. Nuk mund të vazhdojë kjo politikë ku shpërblehet besnikëria ndaj bllokut në kurriz të shtetit ligjor.

Krassen Stanchev, një profesor ekonomie në Universitetin e Sofjes, argumenton se paratë e gatshme të BE-së po përdoren nga forca të korruptuara në Bullgari, në dy mënyra. Njëra është duke shpërndarë drejtpërdrejtë fonde për bizneset në pronësi të miqve të Borisov. Nga 200 milion euro të dhëna kohët e fundit për pronarët e bujtinave rurale, shumica e tyre përfunduan në duart e miqve dhe familjarëve të qeverisë dhe elitës politike. Mënyra tjetër është financimi i infrastrukturës kombëtarepër të bërë shpenzimin e kotë të parave të duket plotësisht i ligjshëm. Në projektin e ndërtimit të autostradës që do të shtrihet në 10 deri në 20 kilometra, kompanitë ndërkombëtare nuk lejohen të jënë pjesë e tenderimit. “Kjo e bën rrugën më të shtrenjtë për t’u ndërtuar,” thotë Stanchev. ‘Kushton tre herë më shumë për të ndërtuar një kilometër autostradë në Bullgari sesa në Norvegji, pavarësisht terrenit dhe çmimit të punës në Norvegji”, përmbyll ai.

Brukseli duket më i qetë nëse nuk i sheh problemet e Bullgarisë. Ish-ministri i drejtësisë, Hristo Ivanov  thotë se toleranca e BE-së ndaj Borisov si ndërmjetësi i saj me Turqinë tregon për një gjendje të keqe të Europës: ‘Një perandori është në pikën e eklipsit kur lejon që politika kufitare të kryhen nga komandantë lokalë të luftës”. Ish-ministri thotë se dikush në Berlin po bën një llogaritje cinike, për sa kohë që arrijnë të blejnë besnikërinë e Borisov, askujt nuk i intereson të harxhojë disa qindarka më shumë.  Gjatë rrugës, interesat e bullgarëve janë harruar. Ata janë duke jetuar në një shtet kleptokratik dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë është të pyesin veten pse ka ndryshuar kaq pak nga koha kur Partia Komuniste ishte në krye.

 

Nga: The Spectator

 



1 Comment

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    “Borisov arriti të sigurojë një paketë prej 29 miliardë eurosh nga BE”,sepse Bullgaria ka pak borxhe,20.3%,mban vendin e parafundit(e fundit Estonia 8.9%) tek vendet antare te BE-se.
    Keshtu qe,krahasuar me Kryeministrin e Shqiperise qe e ka zhytur ne borxhe Shtetin shqiptare,eshte perdorues droge,i lidhur me krimin,perdor parate publike sikur ishin te tijat,Borisovi eshte lule.
    27/07/2015 Korrespondenca: Si u refuzua Presidenti të pushojë në Vlorë e Dhërmi.
    Shkelje flagrante e ligjit të Protokollit të Shtetit dhe respektimit të hierarkisë shtetërore. Kështu është përkufizuar nga shumë media dhe analistë, refuzimi që i është bërë kreut të shtetit, Bujar Nishani, për të qëndruar në një nga rezidencat shtetërore të Vlorës ose Dhërmiut, nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.
    (Presidenti i Republikës i kalon ditët e verës në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin në një hotel familjar!)
    Presidenti Nishani u refuzua per tu zevendesuar ma dy femra.Video dhe lajmi jan zhdukur.
    Mund te kerkoni”Kush janë femrat që pushuan te rezidenca qeveritare në Dhërmi.Zbulohet identiteti i
    dy vajzave misterioze që u kapën dje nga kamera e Televizionit Klan duke bërë plazh brenda ambienteve
    të rezidencës shtetërore në Dhërmi. Bëhet fjalë për Bonita P dhe Eglantina Ferraj,…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *