• |
ide | kryesore

Banorët e fshatit Kakome protestojnë për legalizim të pronave para gjykatës së Gjirokastrës

Lajme, Të fundit



Me pankarta në duar, banorë të fshatit Kakome janë mbledhur para gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ku kërkojnë legalizimin e pronave.

Ata protestojnë për vendimin e një dite më parë dhënë nga gjykata administrative duke e akuzuar gjyqtaren e çështjes Ema Shaholli për korrupsion dhe anësi në gjykim. Rreth 60 banorë, teksa protestojnë bëjnë me dije se janë në një proces gjyqësor pranë Gjykatës Administrative Gjirokastër me Ashk Sarandë për tokën në Kakome për të cilën nuk po munden të marrin dokumentacionin e duhur prej vitit 2013.

Konflikti për tokat në Kakome vijon prej vitit 2004. Qeveria shqiptare vendosi të lëshojë me koncesion hapësirën prej 70 hektarësh në gjirin e Kakome. Koncesioni u dha në bazë të një ligji të vitit 1993, i cili nuk njeh pronësinë private në tokat pranë bregut të detit. Banorët e Nivicës pohojnë se janë të vendosur të mos lejojnë ndërtimin e një fshati turistik në tokat e tyre dhe kërkojnë njohjen dhe kthimin e të gjithë pronave.

Sipas dokumenteve të paraqitura prej tyre, 126 familje të fshatit janë pronarë të 4300 hektarëve kullota. Por pjesa më e madhe e kullotave janë toka pa vlerë të konsiderueshme financiare ndërsa gjiri i Kakomesë është pjesa më e rëndësishme e kësaj prone. Banorët e Nivicës u shpronësuan në vitin 1946 nga kullotat e tyre.



1 Comment

  1. me vjen keq per keta po ligji eshte i qarte, tokat buze detit jan prone shteterore e jo prone private, “Banorët e Nivicës u shpronësuan në vitin 1946 nga kullotat e tyre.” me sa kuptoj nga artikulli, nqs eshte e vertete ata jan shpronesuar dhe nga kullotat (qe mund t’ua kthejne ose kompesojne. Po ata skan faj se shohin cbehet ne Llaman apo Jale e duan dhe ata te fitojne dicka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *