• |
ide | kryesore

Basha në Kurbin: Rama po e shtyn ekonominë në greminë, paratë i ka futur në xhepat e vet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha është takuar me qytetarë dhe biznese në Laç duke dëgjuar problematikat e tyre dhe shprehur propozimet që opozita i ka bërë qeverisë për t’i ndihmuar deri më 25 prill.

Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po gremis ekonominë e vendit dhe se ka futur në xhepat e tij paratë e shtetit. Ai tha se opozita ka vetëm fjalën por se do ta kenë gjithmonë në krahë.

Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Paratë e shtetit i ka futur në xhepat e vet dhe të oligarkëve.
Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera, deri më 25 prill çelësat i ka ky. Ne kemi vetëm fjalën, por dhe ju duhet të ngrini zërin dhe të jeni të sigurt që dhe PD dhe opozitën do e keni në krahë. Është kriminale që ju vuani për bukën e gojës.
Sot kemi fjalën, zërin për ta ngritur se nesër do kemi shumë gjëra.

Ne për pensionistët kemi propozuar 20 mijë lekë shtesë këto 6 muaj”, tha Basha.



1 Comment

  1. Shume mire qe po e shtyn ne gremine, ne interesin tend eshte se po ta lulezonte jeta pozitive nuk do kishte kuptim as opozitarizmi dhe as ti si krietar.

    Ti duhet te gezohesh pasi hidherimi , deshperimi, pikellimi, shpresa e venitur jane ne favorin tend, Por cuditerisht edhe ne mjerim Shqiptaret e punsuar nga oligarket socialist votojne komunistet, neokomunistet dhe satanistet.

    Nuk e kuptoj perse te rruhet per to? Leri te … se cdo popull meriton hajvanin qe ka mbi koke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *