• |
ide | kryesore

Benzema i lumtur për largimin e Ronaldos: “Më parë isha i detyruar të luaja për të”

-Instant, Sport



Në botën e futbollit ka qarkulluar gjithnjë mendimi se Cristiano Ronaldo është një lloj egoisti që dëshiron që gjithë reparti (ose e gjithë skuadra) të ketë si qëllim atë për ta ndihmuar të shënojë sa më shumë gola të jetë e mundur. Tani ka mbërritur edhe konfirmimi direkt. E ka ardhur nga një prej lojtarëve që kanë vendosur më shumë karakteristikat e tij në shërbim të kampionit portugez me koston e sakrifikimit të vetes: Karim Benzema, shok reparti i Cristianos në atë që, në fund, kanë qenë vitet e arta të Real Madrid, pas atyre në gjysmën e dytë të viteve ’50.

I ftuar në emisionin “Universo Valdano”, sulmuesi francez ka prekur edhe argumentin e raportit të tij me Cristiano Ronaldo: “Tek Lion luaja në një mënyrë krejt tjetër. Tani jam i lirë në fushë, më pëlqen të prek sa më shumë topin. Me Cristianon ndryshova stilin tim, luaja për atë. Kisha një që bëntë dyfishin apo trefishin e golave të mi e duhej të adaptohesha. Mendova që nuk do më kushtonte gjë, duhej vetëm të ndryshoja mënyrën time të të luajturit e ta pasoja tek ai. Lashë mënjanë shpirtin tim të sulmuesit”, ka përfunduar Benzema.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *