Cristiano Ronaldo dhe disa nga lojtarët të Juventusit mund të përballen me ligjin.
Lojtarët iu bashkuan ekipeve të tyre kombëtare, pavarësisht rregullave që nuk e lejonin diçka të tillë pas dy rasteve pozitive në stafin e kampionëve italianë, deklaruan autoritetet lokale shëndetësore në Torino.“Vetë klubi na tha që disa lojtarë ishin larguar nga vendi i izolimit dhe për këtë arsye ne do të njoftojmë autoritetin kompetent, që është Prokuroria, për atë që ndodhi,” u shpreh Roberto Testi, drejtori i autoritetit shëndetësor në rajonin e Piemonte.E gjithë skuadra dhe stafi i Juventusit ishin izoluar nga e shtuna, një procedurë që nuk i ndalon ata të stërviten ose të luajnë, por ndalon kontaktin me personat jashtë.Të dy personat që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në klubin juventin ishin pjesë e stafit.