• |
ide | kryesore

Deklarata befasuese e Trump: Infektimi me COVID-19 ishte një bekim nga Zoti

Lajme, Planet



“Mendoj që infektimi im me COVID-19 ka qenë një bekim nga Zoti”. Kështu e ka nisur mesazhin e tij në Twitter Donald Trump drejtuar popullit amerikan.

Sipas presidentit, ishte infektimi i tij me koronavirus që çoi në zbulimin e Regeneron, një ilaç eksperimental që e ndihmojë të shërohej nga virusi i tmerrshëm.

Ai ka premtuar që trajtimin që ai mori për COVID-19 do të jetë falas për të gjithë amerikanët. Presidentit iu dha një trajtim eksperimental i antitrupave i prodhuar nga Regeneron të premten kur ai rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ai më tej tha se shumë kompani farmaceutike janë në fazën finale të vaksinës të cilët amerikanët do ta kenë shumë shpejt madje para zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

“Ka shumë kompani farmaceutike që janë në fazën finale të vaksinë kundër COVID-19 dhe mendoj se do ta kemi gati para zgjedhjeve, por në mes është dhe politika dhe mund të vonohet edhe pas nëntorit” shtoi më tej Trump në videot e tij në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *