• |
ide | kryesore

Derbi i Covid: Milan me Ibrahimovic e Duarte pozitivë, shkon në katër numri i të infektuarve tek Inter

-Instant, Sport



Milan është duke përgatitur derbin me Inter pa lojtarët e kombëtareve e me ndonjë dilemë formacioni, të rëndësishëm. Nëse nga njëra anë Pioli mund të buzëqeshë për rikuperimin në mbrojtje të kapitenit Romagnoli, nga ana tjetër një lajm jo i mirë ka mbërritur nga vala tjetër e tamponëve, të cilëve i është nënshtruar grupi i skuadrës së Milanellos: Zlatan Ibrahimovic është ende pozitiv me Covid-19, ashtu si Leo Duarte.

Stafi teknik kuqezi po punon për të rikuperuar Ante Rebic pas dëmtimit të shpatull, të pësuar në Crotone. Javën e ardhshme, sulmuesi kroat do ti nënshtrohet një kontrolli për të kuptuar nëse Pioli mund ta ketë në dispozicion mes të grumbulluerave për derbin e të shtunës 17 shtator.

Alarmi Covid është edhe më i lartë në kampin e Inter. Pas Bastoni e Skriniar, edhe Nainggolan e Gagliardini kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 e i janë nënshtruar një testi të ri konfirmimi. Një situatë që shqetëson Conte në prag të derbit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *