• |
ide | kryesore

Djali iu vra në Siri, e ëma kërkon eshtrat dhe çregjistrimin e 21-vjeçarit: Halli im mos i rëntë as armikut! (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



57-vjeçarja, Xhyhyre Shabani, prej 6 vitesh endet dyerve të institucioneve, ku kërkon çregjistrimin e djalit të vrarë në Siri. Mes lotësh ajo rrëfen se nuk ka marrë ndihmë as për kthimin e eshtrave. 6 vite pas vrasjes së Ervin Hasanaj në Siri, nëna e tij Xhyhyre Shabani kërkon eshtrat e djalit dhe çregjistrimin nga Gjëndja Civile. Mes lotësh ajo tregon dhe arsyen që i biri, në atë kohë vetëm 21 vjeç, vendosi të largohej për një jetë më të mirë.

“Ka shku me familje djali për punë, nuk ka shkuar për të luftuar. Djali im ka vuajtur për një copë bukë, falej 5 herë në xhami dhe e kanë vrarë duke dalë nga xhamia.”, tregon nena per Ora News.

57-vjeçarja dyshon se djalin ia vranë pasi nuk u përfshi në luftë, ndaj kërkon mbështetje nga shteti.

“Kanë dashur ta fusin në luftë, djali nuk ka pranuar dhe ka dashur të kthehet dhe se ka lënë ISIS. Kam 5 vjet që djalin e kam gjallë këtej dhe të vdekur andej.”

Tregon se pas një vit qëndrimi, Ervini mori me vete bashkëshorten dhe fëmijët. “Djali ka shkuar një vit përpara dhe pastaj ka marrë nusen. Të paktën një vërtetim të na japin që tu lidhim një pension fëmijëve sa të mbarojnë gjykatat. Ai i ka të dhënat, ka dalë edhe në gazetë që e ka vrarë ISIS”.

Vdekjen e djalit e mësoi më 1 prill 2014, 1 javë pasi ai ishte vrarë. Xhyherja sot e sëmurë tregon se jeta e saj ka qenë tejet e vështirë, pasi që në moshën 32-vjeçare është detyruar të jetë vetë burrë e grua.

“Mos i rëntë as armikut halli im!” I riu la pas bashkëshorten dhe 3 vajzat e tij që sot janë pa asnjë ndihmë, ndaj kërkon vëmendjen e duhur nga shteti./ Ora News



3 Comments

  1. Ik o plake mashtruese bashke me keta koqet qe te bejne reklame ne portale.Nqs donte jete me te mire te shkonte ne Gjermani apo France dhe jo neSsiri ke ISIS

  2. Ku ta provoj shteti qe eshte vrare nga thashethemet. Duhet kufoma egzaminini gjenetik pastaj shteti te cregjistron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *