• |
ide | kryesore

Erdogan: COVID-19, ndër krizat më të mëdha të shekullit të fundit

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) që u kushtoi me jetë mbi 1 milion njerëzve është një ndër krizat më të mëdha të shekullit të fundit, raporton Anadolu Agency.

Presidenti Erdoğan këto vlerësime i bëri në sesion hapës të Forumit Ekonomik dhe të Biznesit Turqi-Afrikë, në të cilën mori pjesë nëpërmjet video-lidhjes.

Duke folur mbi pandeminë dhe efektet e saj, ai tha se COVID-19 është një ndër krizat më të mëdha të shekullit të fundit.

“Në periudhën kur vendet e zhvilluara perëndimore kanë hyrë në luftëra maskash, popujt e Afrikës fatkeqësisht janë lënë në fatin e tyre kundër pandemisë”, tha Erdoğan.

Ai tregoi se vendi i tij gjatë kësaj periudhe i është përgjigjur pozitivisht thirrjes për mbështetje të 154 vendeve të ndryshme dhe 8 organizatave ndërkombëtare.

“Ndjejmë keqardhje të madhe që deri më sot nga kjo sëmundje janë prekur rreth 1.5 milion prej miqve tanë afrikanë”, u shpreh ai.

Në lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe vendeve afrikane, presidenti turk tha se numrin e ambasadorëve në mbarë kontinentin prej 12 e kanë ngritur në 42.

“Platforma e Partnerëve të Shëndetësisë Turqi-Afrikë mund të mundësojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe të përhershëm në sektor”, tha Erdoğan.

Malësia e Karabakut është një tokë e Azerbajxhanit

Erdoğan, në fjalimin e tij, gjithashtu foli edhe rreth konfliktit të fundit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“Malësia e Karabakut është një tokë e Azerbajxhanit e okupuar që rreth 30 vite nga Armenia”, theksoi ai, për të vazhduar:

“Zgjidhja e këtij problemi, i cili është kthyer në gangrenë për 30 vjet për shkak të qëndrimit pa kompromis dhe të llastuar të Armenisë është të marrë fund okupimi”, tha ai.

Përleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit filluan më 27 shtator, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile azerbajxhanse dhe pozicionet ushtarake në rajon, duke shkaktuar edhe viktima.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.



1 Comment

  1. perqendrimi vemendjes eshte drejtim ,fjala qe flitet eshtesht pergjegjsi ,vepra llogari, thotë:

    zoti mallerishem krijoj gjithca sipas vullnetit vet me drejtesi hak ,mas,jo si pas vullnetit ton ,e beri funksionale vetem keshtu,drejtesija tije ka vlerat qartesi gjalleri siguri zgjillje shpres shpetim paqe dhe pasuesit e saj ,shperblehen,rejtesin e beri te lejuar,kurse padrejtesin te ndaluar,padrejtesija ka antivlerat,gjat zhvillimit vet stresin depresionin semundjet urrejtjen kundershtimin hakmarrjen te keqen zvoglimin e rriskut masesshkatrrimin ndeshkimin mashtrimin shkatrrimin ,natyraliteti njerzor,sej cili don te drejten hakun e vet,dhe urren padrejtesi njerzore,ti behet,shkaku qe dalin jasht natyralitjetrin kunder tjerve,qe bejn padrejtesi dhe ju vjen shkatrrimi ajo qe se deshirojn eshte humbja ndjeshmeris nga mekati,ne padrejtesi dhe mos formimi marrja ndjeshmeris ne kohen e duhur,mundesit e fitimit te ndjeshmeris ,pendim,kthim haku dhe angazhim ne allurim te zotit sipas ullzimit tije,dhe veprimi ne mendime fjal dhe vepra te mira po sipas ullzimit tije arrin te ngjallin zemren ndjeshmerin per mire me vullnetin e te mallit zot sipas angazhimit ne to,gjerat jan te krijuara si unitet dhe funksionojne si te tilla,njeriu si krijes ,e krijoj i malli zot,ne menyre te atille,qe sejcilin nga ne e beri peng ,te mendimit fjales vepres se vet per tu marrur ne pergjegjsi peng te sa,shikoni cfar krijimi malleshtore sapo mendon njeriu ti bej keq dikujt ndjehet i stresuar,kalon ne depresion semundje ,kjo eshte ndeshkim se demton veten ,po ashtu sa po te flas padrejtesi ne prani te tjereve e kundershtojn urrejn rreagojn i mbyllin gojen me fakte,ketu merr goditjen e dyt dhe sapo te veprojn ,ndeshkohet si individ ose si kolektiv sipas shkalles angazhimit,,e kunderta eshte,e verteta e shikoni se si ligjet e tije i ka futur ne sistem krijimi si funksion tek gjallesat,lind pyetja kuj po ja hellim ketu me veprat tona qe perfshihemi totalisht ne padrejtesi ndaj tjereve zotit botnave jo,krijesave jo,sejcili vetem vetes vet dhe askujt tjere behet mohues i te mires dhe shkatrrues i vetes demtues i tjereve dhe ngarkon veten me pergjegjsi per gjith cfar ben,u merr mekatet tjereve ,por po ti thuhet se e don ndeshkimin ,shkatrrimin zhgenjimin tend nuk gjen njeri mbi siperfaqe te tokes,qe thot po,vetem se jo,kjo eshte kulmi ,se do dhe i sherben ,difekti mungesa ndjeshmeris nga mekatet dhe mos pendimi,qe te falet prej te mallit zot dhe angazhimi ne vepra te mira sipas ullzimit te te mallit zot,qe jan menyra adekuate per rimarrjen e ndjeshmeris kurse per foshnjat merret ne barkun e nenes qe duhet kujdes me ligje finan cime,,qe gruja shtatzene te perqendrohet ne mendime fjal dhe vepra te mira qe foshnja te marrin ndjeshmeri per edukaten e mir,kjo esht per kolektivin per permirsimin dhe formimin e races njerzore,qe ti pergjigjen drejt zgjilljeve dhe nevojave qe kan qe garantojn kriteret,e ekujlibrave,kurse individi mund tia arrijn sipas keshillimeve profetike,ku deshironi te shkoni o njerz ,mepadrejtesi qe jeni ven ne gar ,kunder njeritjetrit keshtu ju thuhet vetem mos u merzisni se ferri ka vend per gjith,ndersa parajsa u krijua per gjith ju e deshironi ,me shpirt,por me gjymtyr i i sherbeni ferrit shkaku ju ka humbur ndjeshmerija nga mekatet ket form feja e quan ka vdek zemra edhe pse njeriu jeton ,por kur njeriu nuk don veten ngazhimin qe ben nuk i ka faj as njerzit qe keshillojn dhe as zoti qe na meshiroj me gjithcka,respekt per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *