• |
ide | kryesore

Hajdutë në shtëpinë e Cristiano Ronaldos: grabitet vila në Madeira

-Instant, Sport



Pas banesës torineze të Douglas Costa, edhe shtëpia e Cristiano Ronaldo në Madeira është bastisur. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale portugeze, por është publikuar edhe nga Daily Mirror. Nga vila me vlerë 7 milionë euro e lojtarit janë zhdukur disa objekte të çmuara e disa materiale sportive, mes të cilave një fanellë e Juventus e autografuar nga pesë herë Topi i Artë. Policia e ka identifikuar hajdutin.

Nga ndërtimi i parë i ngjarjes duket se grabitësi është futur në rezidencë nga porta e garazhdit, e hapur nga një punonjës i mirëmbajtjes. I dyshuari nuk ka qendruar gjatë brenda banesës, ndërsa telekamerat e brendshme me qark të mbyllur i kanë lejuar Policisë të shohin hajdutin, duke e identifikuar menjëherë. Sidoqoftë, akoma nuk janë kryer arrestime.

Në vilën prej 7 milionë euro, që ngrihet mbi arqipelagun e Madeiras, ishin prezentë në momentin e vjedhjes edhe e ëma Maria Dolores Averio e i vëllai Hugo. Banesa përbëhet nga shtatë kate, kështu që të dy nuk kanë kuptuar asgjë. Sulmuesi i Juventus, që në momentin e grabitjes luante në fushë për Portugalinë, e ka blerë pronën me pamje nga deti, me dy pishina e një fushë futbolli, në 2015.

Në mëngjes, të tjerë hajdutë i kanë bërë një vizitë një tjetër lojtari që lidhet me Juventus: Douglas Costa. Anësori brazilian, i sapo shitur tek Bayern Mynih, ka pësuar një vjedhje në shtëpinë e tij në qendër të Torinos. Keqbërësit, që mendohet se kanë hyrë nga dritarja, kanë marrë bizhuteri e orë për një vlerë totale rreth 300 mijë euro. Për ngjarjen po heton policia, sinjalizuar nga vetë futbollisti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *