• |
ide | kryesore

Holanda e prerë: Nuk ka negociata me Shqipërinë, të ndahet Shkupi nga Tirana

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sot ministri i Jashtëm holandez Stef Blok u tha deputetëve në Hagë se do të kërkojë ndarjen e Shkupit nga Tirana pasi sipas tij, vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hapë negociatat në muajin Dhjetor. Reagimi vjen pak ditë para se ministrat e Jashtëm të mblidhen me 13 Tetor në Luksemburg.


“Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi”, tha Blok.


Stef Blok është i qartë në problemet që po has Shqipëria. “Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Demonstrimi i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë. Jemi informuar per mos marreveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat ne funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, shton ministri.

Për Shqipërinë pengesë sipas deputetëve holandezë është edhe ndryshimi i ligjit të mediave duke mos marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Autoritetet holandeze janë të shqetësuara edhe pas rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që po ndalohen nga Policia atje. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Eurostat, të parët për emigracion të paligjshëm në Holandë ashtu si ne France  janë shqiptarët.

14 Comments

  1. Kishte ndokush dyshime per kete gje?!?!?!

    Varjeleh a ca e ka ai tipi thjeshte eshte megafon e kaq! Gjithe puna ngelet ca vendosin shtetet anetare e ne menyre individuale!

    Me raportet e Keshillit tani do ishim ne BE e kaluar BE-se, por ja qe realiteti eshte sofizem komplet tjeter!

    1. Fjalet ne pranteze te ministrit te jashtem hollandez jane korrect.
      Por lapsi si gjithmoene shton dhe disa fraza me shume sipas interesit te tij.

      ””’ sipas deputetëve holandezë është edhe ndryshimi i ligjit të mediave duke mos marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Autoritetet holandeze janë të shqetësuara edhe pas rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që po ndalohen nga Policia atje. ””

      Cilet deputete Hollandeze i thane keto ? Asnje deputet nuk ka folur per keto ceshtje . Ne salle ishin vetem 6 ose 7 deputete qe vetem degjonin, dhe asnjeri nuk foli.

  2. The only realistic state that says things clearly and loudly. This flock of state Albanja must first learn education before coming to community.

    Also must do very less thieves cooperative (ppp) & oligarchs, servile, drug addicts and other politics shits!

    That said, it takes decades for them to become regular from the primitive state they already are.

  3. Per cfare flisni? Shqiperia ka celur negociatat para me shume se dy vjetedh. E kane thene vete KM dhe Elisa. Mv eshte shume pas nesh. Ne priter tani qe te hyjme ne BE fill sapo te dale vaksina e covidit dhe te mbaroje pandemia. Mashteuesit e lapsi.al me sa duket nuk i kane pare lajmet kur vete KM dekproi ambasadoret dhe hapi shishen e shampanjes. Po foli KM aktual qe ne mandatin e trete do ta shpallim monark absolut, cdo gje eshte e vertete…

    1. E ke gabim abedin

      Ne vitin 2016 personalisht nga Edi Rama u dekoruan ambasadoret e shqiperise ne BE Gjermani, France etj vende kryesore per hapjen e NEGOCIATAVE.

      Ne podium ate dite ishte Ambasadori Donad LU qe i pergezoi nga zemra

      Negociatat kane 4 vjet qe jane hapur.

      Holandezet ja fusin kot si perhere. Une habitem si nuk e ka vene re ky popull qe kemi hyre ne BE.

      Rama nuk ka pse te mos veteshpallet mbret. Votat per ta ndryshuar kushtetuten i ka. Ka plot 97 , por besoj se per rastin e votimit per mbreterimin e tij do te votojne te gjithe 122 kuvendasit e shqiperise. pervec Lefter Maliqit
      Rudina nuk do ta godase foltoren Ndersa Lymi do ti coje lulet bashke Lisen

      Uroj qe zoti tia ndricoje mendjen Rames per tu veteshpallur Mbret.

      Zoti i dhente dituri dhe force Rames, udheheqesit rilindas te shqiperise

  4. Ore hollandez!E di ti qe po flet me dhe per vendin qe drejton OSBE-ne, qe ka per lider mikun e Erdoganit,per vendin qe ju mban gjalle me hashash dhe kokaine ..E di ti qe ne do zgjidhim problemin e Ukraines me Rusine,problemin e Bjellorusise dhe Lukashenkos. Cudi si s’na i vleresoni keto cilesi.

  5. Ouuu çudi si nuk e paska blere Rama edhe kete!!!kur çojne uje ne mulli te Bashes jane te mire nderkombetaret,ndersa kur perkrahin qeverine jane te blere,te korruptuar,komunista etj.etj.

  6. Ndarja nga Maqedonia eshte lajm i keq.

    Ka kohe qe perflitet per tu ndare. Mbase presin deri ne prill 2021. Po u nda , ska BE per shqiperine praktikisht nuk do ndodhe. Per kete duhet te falenderojme Rilindjen dhe Ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu