• |
ide | kryesore

Kalon vettingun Afërdita Ndoi, prokurore në Tiranë

Lajme, Të fundit



Pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, konfirmohet në detyrë Afërdita Ndoi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë për të rivlerësuar Ndoin, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Prokurorja ka marrë shumicën e votave.

Afërdita Ndoi u përball me Vetingun më 7 tetor për ligjshmërinë e pasurisë, si dhe u vlerësua për kriterin etik dhe atë profesional.

Trupa Gjykuese vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores pasi shqyrtoi provat dhe faktet.

Prokuroja Afërdita Ndoi u diplomua në shkollën e Magjistraturës në vitin 2003.

Ajo është emëruar fillimisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është transferuar në vitin 2009 në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *