• |
ide | kryesore

Kristen Stewart, e frikësuar për rolin si Lady Diana

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Kristen Stewart ka folur së fundmi për filmin e saj të ri.

Kristen do të luajë Princeshë Lady Diana në filmon që do të bazohet në momentin kur Princesha vendosi të ndahet nga Princi Charles.Filmi do të titullohet “Spencer”, dhe ngjarjet janë vendosur në fillim të viteve 1990. Skenaristi i filmit thuhet se do të jetë krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight, ndërsa regjisori Pablo Larrain. Aktorja është shprehur se është e stresuar që do të luajë këtë rol.Kristen tregoi se kanë ndikuar edhe komentet e shumta të publikut, i cili pretendonte se dikush tjetër mund ta luante më mirë këtë rol.“Theksi më tremb. Për dreq, njerëzit e njohin zërin e Lady Diana-s shumë mirë, e kemi shumë të ndryshëm dhe ndaj është shumë e vështirë për mua. Unë po punoj për këtë pjesë. Është një nga historitë më prekëse dhe ndaj nuk dua thjesht ta luaj rolin e saj. Dua ta njoh atë”- ka rrëfyer ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *