• |
ide | kryesore

“Më mirë të kesh presion se mos të kesh fare”: Xhimshiti do të harrojë Lituaninë, Abrashi i bën eko “ende e vuajmë”

-Instant, F1, Sport



Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese, nga dy të tetorit, kundër Kazakistanit dhe bëhet gati për udhëtimin e të premtes drejt Almati. Mbi mendjen e lojtarëve vazhdon të peshojë performanca e bërë në shtator kundër Lituanisë, gjë që ka bërë që lojtarët të ndihen në presion, edhe pse për qendërmbrojtësin e Atalanta, Berat Xhimshiti është “më mirë të kesh presion se mos të kesh, por normal që duhet harruar ajo ndeshje dhe të bëjmë më mirë në ndeshjen e ardhshme, sidomos në ndeshjen e parë ndaj Kazakistanit pastaj me Lituaninë”. Në konferencën për shtyp para ndeshjes lojtari ka folur edhe për një grup tashmë me lojtarë të rinj, në mungesë të atyre që nuk janë lejuar nga klubet të mbërrijnë në grumbullimin e kombëtares, për shkak të situatës pandemike: “Është një gjë që ka ndodhur edhe në vitet e tjera. Ka shumë talente në të gjithë shqiptarinë, që kanë shumë cilësi lojtarët, dhe këtë e kemi parë dhe në stërvitje por kanë akoma edhe shumë rrugë për të bërë. Është ndoshta edhe puna jonë, si e Abrashit edhe e imja, si me më shumë eksperiencë për t’i ndihmuar ata”.

E pikërisht Amir Abrashi ka qenëruar në të njëjtën linjë, duke u munduar të lënë pas sa më shpejt humbjen befasuese në Tiranë me Lituaninë: “Ende e vuaj ndeshjen me Lituaninë, edhe të tjerët. Edhe e kemi detyrë, unë si i madh këtu, për të marrë dy fitore. Por ndeshja e parë është të dielën, marrim tre pikë dhe pastaj flasim për Lituaninë”, ka përfunduar mesfushori që ka siguruar edhe për gjendjen e tij fizike – “Për momentin jam mirë, edhe për ndeshjen nuk ka problem, jam 100% i gatshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *