• |
ide | kryesore

Nations League, Playoff: 16 skuadra, sfidë për 4 vende në Euro 2021

-Instant, Sport



Hapi i parë drejt zbulimit të katër skuadrave të fundit që do të jenë pjesëmarrëse në Europian, kur mbrëmjen e sotme do të luhen tetë ndeshjet gjysëmfinale të playoff të Nations League. Natyrisht e gjithë vëmendja është tek Kosova, që do të sfidojë në Shkup Maqedoninë. Për Ligën A janë dy sfida tepër të ekulibruara: Bullgaria do të presë Hungarinë, me favorin e të luajturit në shtëpi, ndërsa Islanda do të përplaset me ballkanasit e tjerë Rumaninë.

Në Ligën B, Bosnja favorite e Dzeko e Pjanic do të luajë kundër Irlandës së Veriut. Nuk kanë qenë me fat ishullorët, sepse edhe Irlanda është shortuar të luajë në transfertë me Sllovakinë. Në Ligën C, ku Shqipëria nuk arriti dot të fitonte grupin e saj, Skocia do të sfidohet me Izraelin, ndërsa Norvegjia e Haaland do të presë Serbinë. E gjithë vëmendja në Ligën D është tek ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë, me skuadrën që do të dalë prej këtij cifti favorit për të fituar playoff, kur në anën tjetër luajnë Gjeorgjia kundër Bjellorusisë.

Nations League, është kompeticioni më i ri i UEFA-s. Turneu zhvillohet cdo dy vjet e përfshin të 55 kombëtaret anëtare të UEFA-s, të shpërndara në katër divizione, A, B, C e D. Tre të parat (A, B e C) kanë një organikë prej 16 skuadrash të ndara secila në 4 grupe, ndërsa Divizioni D sheh shtatë skuadra, të ndara në dy grupe, një me katër e një me tre skuadra.

E pagëzuar si Champions i kombëtareve, turneu vë në lojë, përvec titullit të kampionit të UEFA Nations League, edhe katër vende që të cojnë në Euro 2020, që u spostua për shkak të pandemisë në 2021. Turneun debutues e fitoi Portugalia e Cristiano Ronaldos, ndërsa tani 16 skuadrat fituese të grupeve të tyre në secilin nga katër divizionet do të sfidohen në playoff për 4 vendet që do të plotësojnë finalistet e Euro-2021.

NDESHJET E SOTME

EURO – NATIONS LEAGUE A: PLAY-OFF
20:45 Bulgaria ? – ? Hungary
20:45 Iceland ? – ? Romania
EURO – NATIONS LEAGUE B: PLAY-OFF
20:45 Bosnia and Herzegovina ? – ? Northern Ireland
20:45 Slovakia ? – ? Ireland
EURO – NATIONS LEAGUE C: PLAY-OFF
20:45 Norway ? – ? Serbia
20:45 Scotland ? – ? Israel
EURO – NATIONS LEAGUE D: PLAY-OFF
18:00 Georgia ? – ? Belarus
20:45 North Macedonia ? – ? Kosovo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *