• |
ide | kryesore

Nuk funksionojnë/ Dy ilaçet e përdorura kundër Hiv nuk japin efekt ndaj koronavirusit

-Instant, Lajme, Planet



Dy ilaçet, të përdorura si terapi për Hiv, të testuar muajt e fundit kundër koronavirusit, nuk ulin vdekshmërinë e as nuk shkurtojnë kohëzgjatjen e shtrimit në spital. Një studim i kryer në Britani, si pjesë e projektit Recovery që përfshiu mbi 176 spitale, testoi efektivitetin e terapive të ndryshme të mundshme anti-Covid.

Në rastin e ilaçeve Lopinavir dhe Ritonavir, shpresat e shkencëtarëve ishin të lidhura me aftësinë e dy ilaçeve për të frenuar enzimat që besohet të jenë thelbësore për shumëfishimin e koronavirusit nisur nga fakti se në të kaluarën të dy ilaçet kishin provuar se ishin pjesërisht të efektshëm në përmirësimin e disa simptomave të Sars dhe Mers, viruse të ngjashme mjaftueshëm me SarsCov-2. Ashtu si në rastin e klorokinës, e cila pas entuziazmit fillestar doli e dështuar në disa prova klinike, edhe dy ilaçet anti-Hiv nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë rezultatet e shumëpritura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *