• |
ide | kryesore

Poetja amerikane Louise Gluck fiton çmimin Nobel në Letërsi

-Instant, Lajme, Të fundit



Akademia Suedeze ka ndarë çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020. Këtë vit, çmimi i është dhënë shkrimtares amerikane Louise Glück. Glück ka marrë çmimin Nobel me motivacionin ” për zërin e saj të pagabueshëm poetik që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale “.

”Çmimi e befasoi poeten por ishte shumë e lumtur njëkohësisht”, tha sekretari i Akademisë suedeze të Shkencave, Mats Malm, disa minuta pasi telefonoi poeten amerikane. Autorja shpesh frymëzohet nga përvojat personale duke hyrë në rangun e poeteve autobiografike. Louise Glück ka lindur në New York në vitin 1943 dhe është rritur në Long Island. Ajo është autore e dhjetëra librave dhe fituese e po aq çmimeve. Glück është fituesja e 16- të femër e Nobelit në Letërsi dhe e dyta në Amerikë që nderohet me këtë çmim pas autores Toni Morrison.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare sërish nuk ka mundur të fitojë, pavarësisht se ishte i nominuar për këtë çmim.

 



6 Comments

  1. Prape s’ia paskan dhene çkrimtarit tone te math Kadare?
    Duhet ta kete fajin salihu, edhe pak zeni, argita….. s’besoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *