• |
ide | kryesore

Probleme me dritat në Golem, çdo ditë shkëputen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Energjia-Elektrike-Foto-Ilustrim.jpg



Në Golem, raportohet për probleme me furnizimin me energji elektrike. Qytetarët dhe pushuesit raportojnë probleme të shumta me energjinë.

Ata shprehen se OST ndërpret shpesh energjinë në Golem, pa paralajmëruar. Çdo ditë ka ndërprerje të dritave.

Ndërprerja e energjisë është kthyer në një problem për hotelet në Golem. Kjo ndërprerje e energjisë elektrike, po ashtu është kthyer në një problem edhe për pushuesit.

Ndërprerja e energjisë sjell probleme gjithashtu në sistemet elektronike. Drejtuesit e hoteleve në Golem do kërkojnë dëmshpërblim. Hotelet do kërkojnë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.

Situata problematike me energjinë në Golem zgjat prej një muaji. Ndërkohë, OST deklaron se “për shkak të një avarie në linjat e tensionit të larte të OST, pranë Kasharit, Tiranë, disa zona të vendit mbeten pa energji elektrike”.

“Probleme ka patur në qytet Durrës, zonat bregdetare, deri në Fier dhe Vlore. Situata po i rikthehet gradualisht normalitetit”, deklaron OST.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *