• |
ide | kryesore

Sarri-Juve akordi pranë: tekniku do të kthehet sa më shpejt në pankinë

-Instant, Sport



Dukej një luftë e destinuar të zgjaste gjatë, ajo mes Maurizio Sarri, i nervozuar nga trajtimi që i bëri Juventus, e drejtuesve bardhezinj. Mendohej natyrisht refuzimi sistematik nga ana e teknikut për cdo propozim për zgjidhjen e kontratës para kohe. Tani, palët janë afruar shumë dhe duket fare pranë akordi për të mbyllur kontratën që e lidh Sarrin me Juventus deri në qershor 2022. Bardhezinjtë do të kursejnë nga kjo lëvizje një shifër të përafërt me 20 milionë.

Palët janë duke përcaktuar detajet. Sarri mezi pret të rifillojë, edhe me sezonin në vazhdim. Pankinat të cilat tekniku mund të synojë janë ato të Fiorentinës, nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë keq për Iachini, e Romës, që prej kohësh po vlerëson emrin e ish-teknikut bardhezi si zëvendësues të mundshëm të portugezit Fonseca. Destinacioni Firenze do të jetë më i pëlqyer, si për pasionin antik për ngjyrat viola (që i ka dashur gjithnjë si ato të kaltra të Napolit), si për afërsinë me Figline Valdarno, ku sapo është ndërtuar shtëpia e tij e re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *