• |
ide | kryesore

Skandali i inceneratorëve/ Ku kanë shkuar 72 milionë euro të dhëna nga qeveria?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Një histori e pastër korrupsioni, abuzimi dhe grabitjeje, që deri më tani i ka kushtuar shqiptarëve plot 72 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe pritet ta rëndojë atë shumë më tepër në të ardhmen, është ajo e tre djegësve të plëhrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Të tre projektet e njohur me emrin famëkeq, inceneratorë, kanë lindur nga hiçi pasi qeveria shqiptre nuk kishte në planet e saj afatgjata asgjesimin e plehrave përmes djegjes. Por ka mjaftuar krijimi i një grupi okult biznesmenësh, të cilët me oferta të pakërkuara, pa kapital dhe pa përvojë, të marrin papritmas këtë minierë të ardhurash.


Pikërisht këtë sekemë abuzimi përmes tre inceneratorëve ka zbërthyer emisioni i ri “Me pak fjalë’, i gazetarit Neritan Sejamini, në Euronews Albania (video e investigimit poshte).
Aty zbërthehet se si në vitin 2015 u fillua me incenetatorin e Elbasanit i cili mori një koncesion 22 milionë euro, brenda 4 muaj e tre javësh nga krjimi.


Por emisioni ka zbuluar faktet tronditëse se deri më sot inceneratori i Elbasanit ka marrë 3 milionë euro më shumë sesa kontrata. Sipas të dhënave të Open Data Albania, incineratori i Elbasanit ka marrë që nga viti 2015 deri në qershor 2020 rreth 25 milionë euro.

Dhe skandali nuk përfundon këtu. Incineratori i Fierit, ndonëse nuk ka filluar të ndërtohet ende, ka marrë deri në qershor 2020, nga paratë e buxhetit rreth 82 për qind të kostos totale së kontratës pra 22 milionë euro.

Incineratori i Tiranës edhe ky ende i pa ndërtuar, ka marrë në dy vjet nga buxheti i shtetit mbi 25 milionë euro. Pra, koncesionari ka marrë mbi 20 përqind të kostos totale të projektit.

Pra skandali bëhet i disa fishtë jo vetëm sepse inceneratorët janë koncesione të dhëna në një dorë që po ndërtohen me paratë tona, jo vetëm sepse ato ndryshuan strategjinë afatgjatë që kishte qeveria për problemin e plehrave, jo vetëm se ndosin mjedisin, jo vetëm se vdesin industrinë e riciklimit, jo vetëm se nuk prodhojnë dot energji për tu bërë rentabël, por edhe sepse po paguhen me kapacitet më të madh sesa sasia e mbejjeve që krijojnë zonat të cilave u prkasin.
Prandaj një pyetje mbetet pa përgjigje, ku po shkojnë 72 milionë euro të paguara deri më sot dhe shumë miliona të tjera që pritet të jepen në të ardhmen?

©Lapsi.al

11 Comments

    1. Ku kane shkuar milionat dhe miliardat e vjedhura nga xhepat e shqiptareve te varfer, ne keto 8 -vite?!
      I ka marr EDVIN KRISTAQI dhe banda e RIVDEKSAVE.

  1. Në raportin e Institutit të Ndërtimit konstatohet se pallati nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, përjashtuar disa dëmtime elementare të bojës.

    E gjithë struktura e pallatit i është nënshtruar ekspertizës nga grupi i Institutit të Ndërtimit me inxhinier Agron Hysenlliu, Lindita Gjergji, Afrim Çenga, Gerti Çela Besjana Memoçi dhe Joana Kaçorri, por edhe disa specialistë të drejtorisë së Emergjencave Civile. Dokumenti më poshtë tregon se pallati ku Basha jeton në katin e fundit nuk është prekur nga tërmeti.

    Aktualisht Lulzim Basha jeton në një vilë 2-katëshe në kompleksin luksoz “Long Hill” në Lundër, ku vilat dykatëshe kanë parkim, oborr dhe pishina. Kujtojmë se zona ku po jeton tani Basha, është cilësuar vetë nga kreu i PD-së si zona e oligarkëve të kryeministrit Rama.

  2. Cfare pyetje te tmerrshme qe ben gazetari : ku shkojne 72 milion duro te paguara deri tani ?

    Pyetje me te veshtire per t’iu pergjigjur nuk kisha degjuar ndonjehere ne jeten time. Sepse

    pergjigja e ndonje driteshkurteri apo ndonje ciniku do ishte se ato shkojne ne xhepat e

    qeveritareve qe japin fonde pa bere pune dhe te atyre gjoja biznesmeneve te perzgjwedhur

    pa gare . Por bie une ne ate batak sa te dyshoj ne ndershmerine e qeverise sone rilindase

    te shquar per antikorrupsion? Joooooooooooooooooooooooo kurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrre.

    Mos ua ka vjedhur opozita per ti akuzuar me pas per korrupsion ? Se edhe ky gazetari

    Sejamini ka keshilluar here djathtas e here majtas mund te kete sherbyer si agjent i dyfishte.

    Mos jane djegur sic dyshonte z.Lleshi per parate e grabitura ne Rinas ?

    Apo kane harruar thesin hapur dhe nje ere marre i ka fluturuar ?

    Ku s’te vete mendja, ku ste con dyshimi, ku s’te con imagjinata, por ama gjithe boten do kerkoja

    per t’i gjetur, edhe ne fund te detit do kerkoja por kurre ne xhepat e qeveritareve tane rilindas

    per ndershmerine te cileve do vija doren ne zjarr.

    Ku kane shkuar 72 milion euro ? Mesa duket bashke me mijera shqiptare do ta gdhijme duke

    menduar rrugetimin e tyre misterioz.

  3. Ku kane shkuar milionat dhe miliardat e vjedhura nga xhepat e shqiptareve te varfer, ne keto 8 -vite?!
    I ka bubru, vjedhur EDVIN KRISTAQI dhe BANDA e RIVDEKSAVE.

  4. Lulzim Basha me këtë rast ka poshtëruar një deputet të ri, natyrisht të padenjë për deputet, duke ua hedhur si ushqim për qentë, militantëve të zemëruar me të.

    Në këtë mënyrë ai ka shmangur presionin për ta bërë deputet me çdo kusht, duke i nxjerrë gështenjat me duart e militantëve.

    Pas kësaj, Fahri Balliu ishte ulur dhe kishte shkruar një deklaratë në emër të demokratëve të Unazës së Re, që betoheshin se e duan Klevisin deputet në Tiranë. Dhe e kishte bërë dhe këtë, fakt të kryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu