• |
ide | kryesore

Takimi i parë i nivelit të lartë greko-turk që pas nisjes së tensioneve

Lajme, Planet



Krerët e diplomacisë së Turqisë dhe Greqisë u takuan sot në Bratislavë, i pari takimi i nivelit të lartë mes dy vendeve që prej fillimit të tensioneve për kërkimin e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor. Mevlut Cavusoglu zhvilloi një takim të shkurtër me homologun grek, Nikos Dendias në kuadër të një forumi të organizuar nga organziata Globsec në Bratislavë, në Sllovaki. ”Dy ministrat diskutuan për çështjet bilaterale dhe rajonale”, njoftuan mediat turke, pa dhënë shumë detaje.

Në Athinë, një burim i Ministrisë së Punëve, konfirmoi se Dendias i transmetoi homologut turk qëndrimin e Athinës kundër rihapjes së vijës bregdetare të qytetit fantazmë të Varoshas, në pjesën veriore nën pushtimin turk të ishullit të Qipros.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *