• |
ide | kryesore

Veliaj “inaguron” parkimin e ndërtuar me tendera klientelistë/ Emrat e përfituesve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Erion Veliaj inaguroi, të enjten, parkimin nëntokësor të stadiumit kombëtar ‘Air Albania’.

Punimet për parkimin nëntokësor kanë nisur që me nisjen e punimeve për stadiumin, dhe pothuaj menjëherë pas hapjes së stadiumit, në nëntor 2019, parkimi ka qenë në përdorim nga qytetarët.

Por duket se Veliaj ka zgjedhur që të inagurojë atë, vetëm sot, ndërkohë që ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Tenderat e dyshimtë të parkimit nëntokësor

Në ndërtim prej 3 vitesh, ky parkim i ka kushtuar qytetarëve të Tiranës rreth 6 milionë euro, dhënë klientëve të zakonshëm të Ramës e Veliajt, përmes tenderëve të dyshimtë.

Në janar 2018, Bashkia Tiranë i dha fillimisht 2,5 milionë euro Albstar shpk, kompanisë që ndërtoi stadiumin e ri, për ndërtimin e parkimit nëntokësor në Sheshin Italia, para stadiumit.

Ndërsa projektimi i parkimit ka kushtuar rreth 7,6 milionë lekë, afërsisht 57 mijë euro dhe është financuar, gjithashtu nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

Projektimi është realizuar nga klientë të zakonshëm të qeverisë Rama, të cilët ndër të tjera kanë projektuar dhe mbikqyrur ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar.

Sfera Studio e Artan Shkrelit, ish-këshilltarit të Ramës në mandatin e parë dhe, dhe Marco Casamonti i firmës Archea Associati, projektues i stadiumit të ri kombëtar për llogari të Albstar shpk, janë dhe projektuesit kryesorë të parkimit.

Pjesë e ekipit projektues ishte edhe Ave Counsulting, kompania e Arben Dervishaj, shefi i sektorit të infrastrukturës sportive në FSHF dhe supervizori i ndërtimit të stadiumit të ri—me gjasa në konflikt të hapur interesi, pasi ai duhet të supervizonte Albstarin në ndërtimin e stadiumit, ndëkohë që në projektin e parkimit ishte bashkëpunëtor me Albstarin.

Pas këtyre tenderëve, bashkia i kërkoi qeverisë të shpronësonte një ndërtesë në jug të zonës e më pas miratoi projektin e dytë për rikualifikimin e tij me vlerë 2,4 milionë të tjera, që e çon shifrën vetëm për ndërtimin e parkimit në mbi 5,9 milionë euro.

Të gjitha këto kosto u mbuluan nga buxheti i Bashkisë.

Pas gjithë këtyre tenderave qëndrojnë kompanitë dhe njerëzit pranë Veliajt e Ramës: Artan Shkreli, Arben Dervishaj, Marco Casamonti, Alket Kumaraku, Artan Dervishaj, të cilët përfitojnë punë publike me tendera të tillë të dyshimtë – shpesh edhe në konflikte interesi – falë lidhjeve me pushtetin e Ramës dhe Veliajt. /exit.al/



4 Comments

  1. Te jua shkerdhej mama e motrat gjith rozalinjeve e te kuqeve Edvin bytha me gjithe Erjon mutin pasi akoma bejne gam gam sepse ju jep nga kocke per te lepire dhe muterit e muterve kan kurajo e i dalin zot muterve .

  2. Pd duhet te krijoje nje liste te zeze per kedo qe ka lyer e perlyer duart me keta ndyresira te rilindjes . Ben Dervishi eshte pjese edhe e projektit te unazes se re qe kushtoi 20 milion kilometri . Biles e kishte falur projektin . Edhe ky bashke me ata te tjeret me siper dhe alban atelierin te hyne tek lista e zeze.

  3. Pirdhni pirdhni se liroheni .
    Ai e ndertoi. Mbaroi ajo pune.
    Ky komentuesi me siper po propozon nje liste te zeze me emrat e firmave qe kane ndertuar Tiranen. Problemi eshte se Veliaj ka vene ne pune gati 80% te firmave ndertuese te tiranes .
    Njerit i ka dhene nje kopsh , tjetrit nje shkolle , nje me te madhi nje kulle , e keshtu me rradhe. Pra po i ‘ ngop’ te gjithe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *