• |
ide | kryesore

Veliaj tallet keq me Klevis Balliun, por bën autogol politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Erion Veliaj ka aftësinë e të gjithë atyre që bëjnë përpara, kur flet nuk mendon më shumë se një lëvizje. Ai ironizoi sot ish deputetin Klevis Balliu, pas humbjes së thellë që ky i fundit pësoi në garën e brendshme në PD-së, ku baza e demokratëve në qarkun e Korçës e votuan masivisht kundër. Duke folur në asamblenë e PS për Njësinë Nr.5, Veliaj tha:  “Pse në Pogradec jane kategori e dytë që duhet të pranojmë dikë që bllokon Tiranën dhe të bllokojë dhe Pogradecin”?!


Por sado e gjetur të jetë thika që kryebashkiaku lëvizi mbi plagën e sapohapur të Balliut, ajo në vetvete përbën një autogol.


Rilindja e ka tallur dhe e ka konsideruar farsë procesin e përzgjedhjes së deputetëve që po bën PD-ja. Ajo nuk ka pranuar kurrë se ajo është një garë e lirë edhe demokratike.

Por po të lexosh arsyetimin e kryebashkiakut, ai i shkon kundër mendësisë së forcës së vet politike. Sepse sipas tij procesi është aq i lirë dhe aq i pa dirigjuar, sa militantët me votat e tyre kanë ndëshkuar një ish deputet që ka penguar zhvillimin e Tiranës.

Pra shkurt Lali duhet të zgjedhë, ose pdëistat ishin pro grabitjes që ai dhe Rama organizuan me tenderin e unazës së madhe aq sa ndeshkuan Balliun, ose të ndjekë linjën zyrtare se ata kanë një mungesë të theksuar të demokracisë së brendëshme.

Sepse të dyja nuk mund të qëndrojnë.

Por, ndoshta të kërkosh zgjidhjen e një ekuacioni me dy të panjohura është tepër për kapacitetin e një mjaftisti të spiropalizuar.

©Laspsi.al

 

 

 

7 Comments

  1. Ne relaitet procesi nga elita eshte komplet fallco por anetarsia eshte reale . Ne kete rast une nuk jam dakord qe Balliu te eliminohej . Ndoshta antarsia ka te drejte se ai nuk do ju jete pergjigjur kerkeave dhe ankesave te tyre por nuk duhet te harronin qe per 13 muaj ai ishte tek astiri , pastaj filluan protestat . Ai nuk beri as edhe nje vit deputet , Prandja edhe antaresia duhet ta mirkuptonte . Pavarsisht kesaj procesi nga kryesia eshte fallco ndersa nga antarsia eshte reale . Tani te shohim edhe shown e tiranes . Te shohim emrat dhe fytyrat e reja . Pak shpres kame se do kete ne perberje fytyra te reja dhe njerez me reputacion . Shpresoj te jem i gabuar . Basha do ja nij krismen kesaj pune kur ta haje sa krahu me kete menyre qe po vepron . Me emra te perfolur e sterperfolur veshtire se i mnush mendjen atyre qe jane gri. Me briselda e brisilda qe e dredhin bishtin sa andej kendej nuk fitohet . Populli nuk eshte qorrr. Kete here matu mire o bash. Mat shtat here e pre nje here , ndersa kete here ti mat 70 here per te prere nje here o Bash.

  2. E ka pyetur mamin ndonje here se ku i gjeti 100 mije euro qe beri dasmen!Apo shiti fiqin e gruas qe beri dasmen.Se edhe mamaja ime ka punuar nje jete të tere,tani eshte pensioniste.Por pensioni nuk i del as me ble ilace.O ju qifsha kurvat.

    1. Nuk ka asnje hetim mbi keta. Futen ne burg pleqte qe nuk kane te paguajne korentin. Parkingjet me pagese rriten si te ardhurat e fiqve, cmimet e garazheve po ashtu 2-3 fish, se Lal Kerozeni i mbylli parkingjet ne te gjitha rruget e tiranes dhe i la te gjithe me bicikleta..sikurse edhe pleqtedhe te semuret dhe ata qe e kane shtepine ne pallate dhe kane vend boll te lene bicikleten (1400Eur/m2)..Pleqte dergjen rrugeve pa lek dhe vazhdojne te bertasin PPSH se u krijon mundesine ne luajne domino ne asfalt..ketu eshte bere baterdia!!!

  3. Ju beni llogarite, si e beri dasmen ku i gjeti mami parate, kjo dihej qe para se tirana ta bente kryetar. Tani qe e betonizoj tiranen, zhduku hapsirat e gjelbera ku pushonin pleq e femije, shembi teatrin kombetar se nuk ish semes tij, me radhe po i mberthen gnithe pronat publike per kulla, duke ja zene frymen qytetarve, duke rritur cmimet ne menyre artificiale, qe shqiptaret te mos munden as te blejne apartamente, as te marrin me qira. Qendra e tiranes , po popullohet me sheik arab, turq e gjithe soj e sorollopi i tij. Tirana duhet ti tregoje vendin atij qe vrau femije e mbi kufomen e tij fitoj para ne sharre, atij qe vjedh, qe rren nga mjesi ne darke, sepse eshte nje palo hipokrit e mashtrues qe historia shqiptare nuk e ka degjuar nje moster te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu