• |
ide | kryesore

Video/ Ëndërrat europiane mbyllen në Maqedoni: Kosova humb në fund rastin e barazimit

-Instant, Sport, Video



Në ndeshjen më të rëndësishme, Kosova duket se nuk kishte edhe fatin me vete, përvec tetë mungesave me peshë në skuadër. Maqedonia e Veriut, në playoff të Nations League, shkon në finale, në një ndeshje të luajtur më me qartësi se skuadra e Challandes, madje duke parë ti anullohen dy gola për pozicion jashtë loje, përpara se të drithërohet në shtesë nga Aliti, me portierin Dimitrievski heroin e kualifikimit.

Dardanët vuajtën shumë Rashicën, Muriqin, Halimin e Rrahmanin e që nuk do të ishte mbrëmja e tyre u kuptua në minutën e 16, kur goditja e dobët e Ristovskit, gjeti devijimin e pafat të Kolollit, që e dërgoi topin në rrjetë me Muric që vetëm mund të shihte. Një gol që tronditi kosovarët, që iu desh pak kohë përpara se të nisnin sulmet drejt portës maqedonase.

Goli i bukur i Hadërgjonajt në minutën e 29′ të takimit, barazoi shifrat në ” Todor Proeski Arena”, por nuk pati kohë ti jeptë shpresë Challandes, sepse, vetëm 4′ minuta më pas, Velkovski shënoi avantazhin e dytë për Maqedoninë, duke i bënë një peshë të madhe bilancit të fitores nga ana e skuadrës së tij. Kosova e detyruar të ndjekë rezultatin, provoi gjithcka për gjithcka, me Challandes që futi të gjithë arsenalin e tij ofensiv, duke rrezikuar ta pësonte nga kundërsulmi maqedonas. Pandev e Ademi shënuan majde dy herë, por në pozicion jashtë loje.

Ndeshja mbeti e hapur dhe në minutën e 4 shtesë Kosova pati në këmbë mundësinë e artë për të barazuar. Zhegrova siluroi nga distanca, Dimitrievski grushtoi e pastaj u përsërit nga fare pranë në goditjen e Alitit, mundësia e fundit për të shkuar në finalen e playoff të Nations League. Shkon aty Maqedonia e Veriut, që në finale do të luajë përballë Gjeorgjisë, që në ndeshjen tjetër të Divizionit C mundi 1-0 Bjellorusinë.

REZULTATET E PLAYOFF

EURO – NATIONS LEAGUE A: PLAY-OFF
Bulgaria 1 – 3 Hungary
Iceland 2 – 1 Romania
EURO – NATIONS LEAGUE B: PLAY-OFF
Bosnia and Herzegovina 1 – 1 Northern Ireland * (pen)
Slovakia * 0 – 0 Ireland (pen)
EURO – NATIONS LEAGUE C: PLAY-OFF
Norway 1 – 2 Serbia (pksh)
Scotland * 0 – 0 Israel (pen)
EURO – NATIONS LEAGUE D: PLAY-OFF
Georgia 1 – 0 Belarus
North Macedonia 2 – 1 Kosovo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *