• |
ide | kryesore

Asambleja / Fushata e Ramës një kopje e zbehtë e 2017 (krahasimi)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Nëse fjalimi i gjatë që mbajti sot tek kodrat e liqenit është prologu i fushatës  elektorale të Ramës socialistët kanë arsye vërtet të jënë të shqetësuar. Sepse ai nuk qe asgjë më shumë sesa një kopje e keqe e asaj që kryeministri bëri katër vite më parë në zgjedhjet e verës 2017.


Dhe kjo jo vetëm se sërish këtë herë bëri çështë e mundur për të ndryshuar ligjin dhe kushtetutën për të mos lejuar një koalicion kundër tij si në zgjedhjet e kaluara. Por edhe në tezat që po përdor Rama nuk arriti të sjellë asnjë risi.


Së pari kryeministri argumentoi se partia socialiste është unike e pangjashme dhe e pakrahasueshme me asnjë parti tjetër e prandaj ajo nuk do të bëjë koalicion me asnjërën prej tyre. Rama përsëriti sërish parrulllën lejfeniste se rilindja do të jetë në koalicion me shumicën e popullit dhe prandaj do të korrë një fitore të paparë në zgjedhje.

Përsëritja e dytë ishte lufta kundër LSI-së. Njësoj si në 2017 ish aleatja me të cilën qeverisi për katër vite u krahasua me tumor që ha partitë e mëdha si një metastazë që ritet brenda trupit të shëndetshëm për ta vdekur atë, me një organizëm që nuk mendon për shtetndërtim por vetëm për interesat e saj. Por në këtë hedhje faji të pakuptimtë ndaj LSI-së e cilia, ndryshe nga mandati i parë tani ka katër vite në opozitë, madje gjysmën e tyre edhe jashtë parlamentit kryeministri do ta ketë shumë të vështirë të bindë njerëzit se gjërat në vend nuk kanë shkuar mirë për faj të Ilirit dhe Monikës. Plus që në këtë fushatë kundër tyre socialistët duhet të bëjnë një bilanc: në të keqen e tyre kur kanë arritur të kenë ndonjë rezultat gjatë qeverisjes së parë me koalicion, apo gjatë kësaj të dytës me tepsi në dorë.

Përsëritja e tretë është diversioni bajat, që e përsërisini edhe banakistët e rekrutuar nga rilindja nëpër studio, ai për të bërë diversion se protagonizmi i Ilir Metës po i bën hije djalit të mirë Lulzim Basha edhe kjo është një tezë e bërë telef, që nëse ka pasur ndikim për ti ulur ndonjë votë opozitës e ka arritur që katër vite më parë.

Së fundi edhe përpjekja e lodhur për ta kthyer politikën në gallatë është një film i stërparë. Krahasimi i Monikës me faturino, Ilirit me personazhin e Boratit, Saliun me skapamento dhe Lulin me djalin e mirë që s’di kujt tia prishë e kujt ti’a ndreqë janë aq të lodhura sa nuk përbëjnë më çudi.

Kështu që nëse pas një katërvjeçari pa bilanc, Rama nuk do të jetë në gjendje që edhe nga pikpamja e komunikimit të arrijë të shpikë diçka të re, atë e presin ditë të vështira deri në zgjedhje.

©lapsi.al

14 Comments

    1. perqendrimi vemendjes eshte drejtim ,fjala qe flitet eshtesht pergjegjsi ,vepra llogari, thotë:

      un nuk du te bej fushat kunder askujt,por po i tregoj klases politike ,e ndar ne grupe interesi dhe botes politike te ndara ne shtete interesi ,eliten e fsheht qe kerkon te kontrolloj lle menaxhoj interesat,tashme mundesit mbi te cilat ,ju zhvilloni interesat po bie drejt zeros,mbasi planifikimi ,propagandimi ,dhe veprimi juaj ,ishte rrug funksioni e kufizuar ,brenda rregullit mases drejtes hakut,kju me fakte u arrit,tani keni hyr ne rrug pa krye ,te hapses luftrave kontrollit mendjes seleksionimit grabitje paksimit dhe shkatrrimit njerzor,ta dini se cfar esht njeriu,ne formim nese mendoni se e formoni ,artificialisht,si ne laborator ai,ka diskurs praktik,formimi adekuat,sepse ka logjiken mendjen ,nese hyni tek mendja,keni hyr drejtperdrejt ne ndalimin e riprollimit,,por ky evolim ka rezistenca dhe kunderveprime te atilla,saqe maten ne funosjen tuaj,tashme me sistemin e interesave padrejtesin u mesun te gjith zgjuan te gjith,asnje njeri si beson me asnje njeriut ndryshe vetem se te vertetes ne ligje politik veprim,te verteten e ndiejn te gjith,dunan pranojne mbrojne sepse jan te krijuar me te,ne jemi njerez kushdo qe mendon te triumfojn me dicka qe seshte krijuar te triumfohet me te ,binduni o njerez ka krijim dhe ullzim ullzimi esht tregus funksioni si funksionon ky krijim,ne gjitha drejtimet ,a shihni universin gjallesat ,perse nuk zhvillohen gjerat sipas deshires ,njeriu si krijes eshte krijuar si i pangopur plot ego per pasuri pushtet njerit po ti jepet,toka me pasurit e saj nuk ngopet,po kaq sa jemi nuk mjafton gjithsija,ai qe e krijoj e beri sprove,jeten ne toke,sipas vullnetit tije ,e disiplinoj gjithcka me rregull mas permes kesaj kufizohet egoja antivlerandeshkimi,shkatrrimi dhe pastrohet shpirti me vlera,rregull mas vlersim sukses shperblimne nuk jemi me cilesi krijimi per zgjillje sipas deshires,dhe te behen si te deshirojme ne te gjith nga i vogli dhe deri teme i malli nga njerzit ,jemi te varur tek krijuesi mallerueshem i gjidijeshmi gjith pushtetshmi,ne si njerez jemi krijesa te vendosur ne shtepin e tije per ne token ,dhe si funksionon rregullin ndermjet nesh ne ket pallat te tijin e ka ber te qart,ne duam te behemi grinaveclakmitar zullumqar pushtues kontrollues sfidues te gjithckaje ne toke kjo lufta kunder rregullit te tije eshte luft kunder krijuesit vet,mirpo ai permes,krijimit ka futur ligjet e tije tek gjallesat qe nuk funksionojn ndryshete japin dobin per te,cilen u krijuan vetem se rregullit mases intinktit imunitetit kohes ,,,/,per si ullzim dhe meshir per ne ka derguar ullzim,per gjitha zgjilljet te gateshme se organizimin e fuksionit e ka bere me krijim,na e ka vene fundin e veprimit ton egos son shperblimit ton furrnizimit ton,dhe tani kemi te drejten ti themi kujdo urdhero si u prish gjtha krijesat shkaku me fakte dhe urdhero si funksionojne kjo eshte dobi per gjith nese duam zgjillje shpetim

      1. perqendrimi vemendjes eshte drejtim ,fjala qe flitet eshtesht pergjegjsi ,vepra llogari, thotë:

        nese vazhdoni padrejtesi nderkoh qe flisni per te drejtat populli popujt kerkojn praktiikishti ti ken ,qe eshte kerkes urgjente,nese kerkoni ti mbysni ,do perballeni me shperthim global ajo qe quhet rromuj ne tok gjitha jasht kontrollit,ku egersija njeriut per shkatrrimi ne mendime fuqi veprime matet me fuqin ne mendime fjal lle vetrat e mira,nese ekzlipsohet rremuj ,urrejtje,kurder njeritjetrit,demi individit ja falon demin qe shkatrron nje bomb ,se njeriu e dun ku duhet ber kurse bomba jo imagjinoni kaq njerz sa ka toka te mendojn gjith te keqen e njeri ,tjetrit ,,token e kthejn ne komet ,qe do ti thot nuk do ti vlej me askujt pasurija parat,vlerat e njeriut njeriu eshte krijes ,me standart te lart mundesishe ku ne saje te nje formimi adekuat,truri njeriut i pergjigjet sakt me zgjillje vetes vet dhe me shum ,po ashtu kur mbeshtetet ne zot ,i malli zot e ndihmon dhe furrnizon pa llogari,,gjindjen ne ullzimin hyjnore shprehje per njerzit me grad te larta besimi qe i malli zot i ka furrnizuar pa llogari,flitet qe i malli zot per shkak te krijesave te dobeta zbret ,rrisqet ne tok,kurse te fuqishmit duan ti vrasin shkatrrojne,e ke drejtperdrejt veten e vet por se kuptojne sepse askush seshte i tepert as i pavlere,por sejcili ka vlerat dhe dobin e vet ne kete bote ,qe behet ndihmes dhe plotsues ne dobi por qe i duhen gjerat themelore lirija e drejta si burim mundesish,

  1. Cfare do te premtoje, aeroportin e Vlores apo te Kukesit? Mjekesi falas? Taksim te drejte sipas tij? Rritje pagash qe nuk jane rritur keto shtate vite? Tepsi, kazan, kusi, timon? I ka mbetur vetem rrota e ate do te marre me 25 prill.

  2. Sot, kur Ilir Meta është në kulmin e shkatërrimit nervor të tij, kur poston çdo pesë minuta nga një të sharë nga nëna, për kryeministrin dhe këdo i del para, sot kur gjithë shqiptarët diskutojnë me humor shfaqjet e tij si i pirë në ekran, në PD debati më i madh është nëse do ketë dhe një shans të dytë Klevis Balliu, apo do iki në LSI.

    Madje as për Jamarbër Malltezin që nuk e ka vënë Lul Basha në listë, nuk ka debat.

    Kaq debat ka në PD, ndërkohë që Ilir Meta ngjan sikur po i merret fryma nga betejat, orë pas ore me Edi Ramën, që argëtohet me të.
    Te mjeret shpellkare qe besojne salihun e lulzimen supa gati cecene

    1. Ja dhe nje shpifur me shum qe mbajn peng shqiptaret ne idet e tyre pafund te ndyra. Cfare shkruaj dhe une keta njerez ti shash e kane per mburrje

  3. O i pa emer de e hajsh nga nje sufllaqe deri me 25 qershor me pas do hajsh loqet e rames..kur mundohesh dhe ti me bo diversion politik injorant qe ta qijne motren çeçenet.

  4. Prandaj Rama t’i vërë gishtin kokës, planin me 5 pika e ka gati ta zbatojë, të ndalë menjëherë pagesat korruptive dhe paratë t’i çojë urgjentisht te njerëzi në nevojë”, tha Basha.Mos u merni me ramen o shpellkare parajsa me 5 pika po ju vjen do shesi vilat e shtepine dhe do i shperndaje neper shpellkaret e pd

  5. Olldashi u dha një mesazh Berishës dhe Bashës. Ai tha se nuk do të largohej nga PD-ja. Kjo do të thoshte se Olldashi do të ishte përballë Bashës sa herë që Basha të humbte zgjedhjet. Që nga ajo kohe, Basha ka humbur të gjitha zgjedhjet përballë Edi Ramës

  6. Ver maskat ne goje o Popull,
    burra, gra, pleq edhe femije,
    se me maskat ne goj o Popull,
    nuk ma shan dot kete qeveri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu