• |
ide | kryesore

Arrestimet e zyrtarëve të AKB-në, zbardhet dosja e plotë. Si u falsifikua firma e kompanisë amerikane

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas arrestimeve të bujshme në institucionin e AKBN-së, News 24 zbardh dosjen e plotë se si “Phoenix” Petrolium falsifikoi firmën e kompanisë amerikane. Pas këtij falsifikimi kompania amerikane Black Swan Energy Service mësohet se ka informuar ministrin e Energjetikës në atë kohë, Damian Gjiknurin.

Në dosje zbardhet e-maili i Eva Pezës, CEO-s së kompanisë amerikane i dërguar në datë 17.05.2016.

Black Swan Energy Service konfirmoi se 8 fatura të ‘Phoenix’ ishin false, ndërsa vlera totale e faturave ë falsifikuara shkonte në 1,299,000 USD.

“Phoenix” Petrolium me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin, rezulton të jetë ndihmuar nga një prej njerëzve më të afërt të ish-ministrit Damian Gjiknuri, i njohur si Klodian Gradeci, Drejtori i Hidrokarbureve pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve natyrore, i cili është është shpallur në kërkim pasi gjykata, pasi ndaj tij u caktua masa “arrest me burg” në mungesë, pas të dhënave të mbërritura nga autoritetet amerikane.

Në momentin, që policia zbarkoi në derën e ish-kreut të Operatorit të Sistemit të Trasmetimit, për t’i vënë prangat, konstatoi se ai ishte larguar jashtë vendit një ditë përpara, cka ka ngritur dyshime se mund të jetë sinjalizuar për urdhrin e arrestit.

Nga hetimet e prokurorisë të cilat nisën pas kallëzimit të bërë nga drejtori i Albpetrol, rezulton se shoqëria “Phoenix” Petrolium me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin, e cila ka marrëveshje për shfrytëzimin e puseve të naftës me qeverinë shqiptare dhe ecuria e saj mbikëqyret nga AKBN.

Sipas kontratës, kompania kishte detyrimin për të bërë investime në puset e naftës, të cilat nuk i ka realizuar. Megjithatë, kjo kompani, ka paraqitur pranë Agjensisë tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave – thuhet në dosjen hetimore është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.3 mln dollarë. Prokuroria ka dyshime të forta se zyrtarët e AKBN-së, ku kryesori është Klodian Gradeci, kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera nga kompania, duke i shkaktuar institucionit një dëm financiar në vlerën e 1.4 mln dollarësh.

Ndërsa inspektorët tatimorë, Arben Doda e Simon Marku, të cilët ndodhen në pranga, kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar institucionit një dëm ekonomik më shumë se gjysmë milioni dollarë. Ndaj biznesmenëve të “Phoenix” Petrolium, rëndojnë dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda, fshehje e të ardhurave, për zyrtarët e agjensisë, është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, ndërsa për tatimorët, ajo e moskryerjes së detyrave nga organet tatimore./ News 24



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *