• |
ide | kryesore

Arrestohet për korrupsion nënkryetari i LDK-së, kryetar i komunës së Istogut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Haki Rugova, kryetar i Komunës së Istogut në Kosovë dhe njëkohësisht nënkryetar i LDK-së është arrestuar nën dyshimet për korrupsion, shpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumenteve. Rugova dhe disa zyrtarë të tjerë janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Ata janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit”, – ka thënë prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj.

Avokati i Rugovës, Besnik Berisha ka thënë se Rugova akuzohet për 4 vepra penale, për të cilat ai shprehet i bindur se është i pafajshëm. Sipas tij bëhet fjalë për 4 vendime të Asamblesë Komunale për dhënien në shfrytëzim të disa parcelave për gurthyes.

“Veprat për të cilat akuzohet kryetari kanë të bëjnë me 4 vendime të Asamblesë Komunale për dhënien e disa parcelave për gurthyes”, është shprehur Berisha.

Ai tregoi se kontratat e tilla janë nënshkruar nga nënkryetari i komunës, gjë që sipas tij, është shmangur konflikti i interesit me kompaninë përfituese.

“Normalisht Rugova nuk ka nënshkruar, por e ka dërguar kompetencën e tij te nënkryetari i Komunës. Është shmangur konflikti i interesit”, ka thënë Berisha në RTK. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. UK RUGOVA SHITS VIZASH TEUTA RUGOVA MASHTRUSE NE VOTA NASER RUDOVA MASHTRUS PER TE LOBUE HAKI RUGOVA FALS I TOKES KOMUNALE VLLAUT SE THUJ BABA JA KA LON TRASHIGIMI TURP PER KTA FAQEZI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *