• |
ide | kryesore

Basha: Kur PD të vijë në pushtet do të akordohen 100 milion euro në bujqësi çdo vit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se në sektorin e bujqësisë do të akordohen 100 milion euro çdo vit, kur partia e tij të vijë në pushtet.

Ai pohoi gjithashtu se do të hiqet taksa që kryeministri ka vendosur për karburantin

“Ne kemi propozuar që përgjatë këtij viti, për ato familje që kanë humbur punën, të bëheshin pagesa mujore 160 mijë euro. Plani ynë për bujqësinë, nuk do të bëjmë mrekullira, por do të bëjmë atë që bën Kosova dhe Maqedonia e Veriut, vit për vit do të kemi 100 milion euro për bujqësinë, apo dhe 50 mln euro për infrastrukturën bujqësore. Që asgjë mos të hidhet në kanal dhe asgjë mos të shkojë kot. Që produkti jo vetëm mos të hidhet, por të konkurrojë denjësisht. Me këtë plan do të shërojmë dhe një plagë që është largimi i të rinjve nga Shqipëria. S’ka familje në Lushnjë, në Fier, që nuk largohen nga vendi, për një jetë më të mirë. Ata që duhet t’i mbajnë në punë s’kanë më të ardhura dhe i heqin. Një tjetër masë që do të hiqet, është taksa ‘Rama’ mbi karburantin. Rama e rriti me 20 lekë për litër karburantin, pavarësisht protestës së opozitës.”, -tha Basha.



5 Comments

  1. Për të eleminuar djalin e Fahriut e për ta zhdukur Fahriun nga Pogradeci do të ngriheshin edhe të vdekurit nga varri, kemi 45 vjet durojmë Fahriun dhe i biri na duhej.”

    Por kjo sot nuk ishte shumë e nevojshme.

    Mjaftoi Kasem Galla, një nga drejtuesit lokal të PD-së dhe shumë drejtues të tjerë të cilët shkuan dhe i qëndruan procesit në ‘kokë’ e bënë transparent, numëruan cdo votë, nuk pranuan asnjë manipulim, asnjë të prekte kutitë dhe në fund i dhanë leksionin e duhur jo vetëm Klevis Balliut por edhe Lulzim Bashës, duke “ekzekutuar” edhe Eduart Kaprin, ish kryetarin e Bashkisë Pogradec.

    Një dorë ka dhënë edhe ish- deputeti Ervin Salianji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *