• |
ide | kryesore

Basha në takim me bizneset në Lushnje: Këto janë muajt e fundit të së keqes

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Lushnje në një takim me bizneset, për të mësuar nga afër problematikat e tyre.

Lideri i opozitës, prezantoi planin e PD për rimëkëmbjen,dhe shtoi se këto janë muajt e fundit të së keqes.

Biznesmeni: |Prej 4 vitesh kam hasur vështirësi me këtë biznes. Nga kjo qeveri jam sulmuar. Dikush që është pro pushtetit, më sulmon. Pasi merr 8 mln euro nga AZHBR-ja”.

Basha: “Këto janë muajt e fundit të së keqes. Ta kuptojnë dhe ata çunat e rinj aty. Do ishin 7-8 ata nëse lekët do të kishin ardhur tek njerëzit. Do të ketë masa, do të ketë mirëqenie për të gjithë. Po të ulim naftën, do të japim mbështetje, dhe me ato para që do të marrësh nga biznesi dhe me mundësitë e tjera që do të japë konsumi do të shtosh staf e do të rrisësh pagat. Subvencione për fermerët, kontrolli i cilësisë së karburantit, dhe kalimi i këtyre parave jo tek një monopolist, këto janë pikat tona. Nuk ka më premtime, por program të sigurt nga PD. Plani që i kemi dhënë qeverisë për këto 6 muaj, ata s’kanë ndërmend që ta zbatojnë. Pasi ata s’kanë ndërmend që të ndihmojnë”.



1 Comment

  1. Për të eleminuar djalin e Fahriut e për ta zhdukur Fahriun nga Pogradeci do të ngriheshin edhe të vdekurit nga varri, kemi 45 vjet durojmë Fahriun dhe i biri na duhej.”

    Por kjo sot nuk ishte shumë e nevojshme.

    Mjaftoi Kasem Galla, një nga drejtuesit lokal të PD-së dhe shumë drejtues të tjerë të cilët shkuan dhe i qëndruan procesit në ‘kokë’ e bënë transparent, numëruan cdo votë, nuk pranuan asnjë manipulim, asnjë të prekte kutitë dhe në fund i dhanë leksionin e duhur jo vetëm Klevis Balliut por edhe Lulzim Bashës, duke “ekzekutuar” edhe Eduart Kaprin, ish kryetarin e Bashkisë Pogradec.

    Një dorë ka dhënë edhe ish- deputeti Ervin Salianji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *