“Baby I’m jealous” titullohet kënga e saj  e cila vjen në bashkëpunim me reperen e re, Doja Cat.“Baby I’m jealous” është publikuar në kanalin YouTube pvetëm në versionin audio, teksa së shpejti pritet të dalë edhe videoklipi.Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Bebe-s që do të publikohet i plotë vitin e ardhshëm.Ķëngëtarja ka zbuluar se arsyeja e vonesës së albumit ka qenë situata e krijuar nga pandemia.“Ky është projekti më i mirë që unë kam punuar ndonjëherë në të dhe albumi është absout i preferuari i imi. Mezi po pres  ta dëgjoni atë. Është thjeshtë sepse ne nuk ndjejmë sikur është koha e përshtatshme për të publikuar album në këtë kohë”, ka shkruar Rexha në një postim në rrjetet sociale muaj më parë.