• |
ide | kryesore

Dendias: Greqia e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin euro-atlantik

-Instant, Lajme, Të fundit



Me të mbërritur në Prishtinë, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi se Athina zyrtare po shikon përpara për të vendosur marrëdhënie me Kosovën. Kryediplomati grek theksoi se vendi i tij është i interesuar për paqe dhe stabilitet në rajon. Ai tha se vizita e tij në Kosovë është tregues për bashkëpunim rajonal mes fqinjësh. I pyetur nëse ka shpresë që Greqia të njohë së shpejti Kosovën, ministri i jashtëm grek deklaroi se kjo nuk është çështje shprese.

“Ne jemi fqinj dhe jemi shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu për paqen dhe stabilitetin në rajon. Nuk është çështje shprese, por një çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Dendias. Ministri grek, duke e falënderuar kryeministrin Hoti për pritjen, theksoi se Greqia mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj euro-atlantik, si dhe në intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë”, tha kryeministri Hoti.



4 Comments

  1. Udhetim thoshte Cabej..Rrugetim -Rama; Keshillues Cabej- Keshillimor Rama; Veprues Cabej- Operacional Rama; Vizatim/Pikture Cabej- Art Pamor Rama..E Ardhmja Cabej- Ardhmeria Rama..ky injorant zevzek dhe arrogant!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *