• |
ide | kryesore

Durrës/ Arrestohen 5 shtetas gjatë orëve të fundit për vepra të ndryshme penale

Lajme, Të fundit



5 persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet P. Ç., banues në fshatin Mallkuç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë, në flagrancë u arrestua dhe shtetasi me inicialet F. M., 58 vjeç, banues në Luz, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. S., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, pa leje drejtimi.
M. N., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur.
K. B., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Xhafzotaj, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *