• |
ide | kryesore

Edhe Rama tallet me Spiropalin: Ilir mos e mërzit Elisën për Skënderbeun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej mëngjesit të së premtes Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer batuta në rrjetet sociale. Por teksa Rama e akuzon se po dekoron edhe heronjtë e vdekur, Meta thotë se po nderon ata që dhanë jetën për atdheun. Dhe duke iu përgjigjur Metës, Rama nuk ka kursyer as ithtaren e tij të devotshme, ministren Elisa Spiropali.

“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!” – shkruan Rama në Twitter. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *