• |
ide | kryesore

“Ekspertët kaluan para shtëpisë dhe nuk ma vlerësuan”, qytetarja kërkon zgjidhje nga shteti

-Instant, Lajme, Të fundit



Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, shumë familje të Tiranës, të cilat patën dëmtime në tërmetin e parë të 21 shtatorit, janë ende duke shpresuar për një ndihmë nga shteti. Pritja e gjatë i ka sjellë shumë zhgënjim qytetares me shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti në njësinë 4 në Tiranë, Fatime Joca. Joca thotë se u ka kërkuar ekspertëve që të shohin shtëpinë e saj, kur kanë qenë në lagjen e saj, ata nuk kanë shkuar.

Në bisedën që pati me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zupa, ajo thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që u ka bërë dhe institucioneve përkatëse, nuk ka gjetur zgjidhje akoma. Më tej ajo shprehet se dimri po vjen dhe me shtëpinë e dëmtuar është e pamudur të përballohet i ftohti dhe lagështirat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *