• |
ide | kryesore

KPK zhvillon seancë dëgjimore me gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Korçës

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Etleva Temo, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Subjekti i rivlerësimit Etleva Temo, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Korçë u përball sot me tri kriteret klasike të Vetingut, ligjshmërinë e pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Pamela Qirko, Olsi Komici pasi analizoi provat dhe fakte dhe dëgjoi palët, vendosi të caktojë një seancë tjetër për shpalljen e vendimit.

Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit.

Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës.



1 Comment

  1. Hajduti gjykon hajdutin
    Krimineli kriminelin .
    Maskarai maskarain .
    I superkorruptuari gjykon te korruptuari .
    Kupola vazhdon e qete te sundimin e saj .
    Zot i Madh ve dore mbi kete vend , mos na braktis per fajin e nje gushti vemjesh me futyra njerezore .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *