• |
ide | kryesore

Makina aksidenton një 65-vjeçar në Durrës

Lajme, Të fundit



Një automjet ka përplasur një motoçikletë në Durrës, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.5.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.P., është përplasur me një motoçikletën me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *